Vetëvendosje nuk ndërron qëndrim për Demarkacionin

0
964

Nuk kemi Teritor per te falur per Viza

Kryesia e Kuvendit as të hënën nuk vendosi se kur do të dërgohet për votim demarkacioni në Kuvendin e Kosovës. Arsyeja doli të jetë mungesa e konsensusit ndërmjet partive politike për këtë temë.

Mirëpo, kjo situatë nuk ka bërë që Lëvizja Vetëvendosje të ndryshojë mendim.

Deputetët e kësaj partie vazhdojnë të jenë kundër votimit të kësaj marrëveshje.

Deputetja e VV-së, Drita Millaku ka thënë se qëndrimi i tyre vazhdon të jetë si ka qenë në fillim.

Sipas saj, raporti i sjellë për demarkacion nuk ka qenë i mjaftueshëm që këta deputetët të ndërrojnë mendje.

“Sa i përket marrëveshjes së demarkacionit na e kemi dhënë qëndrimin tonë si Vetëvendosje disa herë. Qëndrimi është unanim i të gjithëve pa përjashtim dhe nuk lëvizim nga ky qëndrim që e kemi dhënë qysh në fillim. Nuk ka asnjë ndryshim sa i përket kësaj çështje brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Në çfarë forme tjetër mundemi me vepruar, mbetet me u pa, mirëpo me këtë raport që na e kanë sjellë, nuk kemi lëvizur nga qëndrimi i mëhershëm”, ka thënë Millaku për Indeksonline.

Ndërsa, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ditë më parë ka thënë se nëse demarkacioni kalon gjatë muajit shkurt, atëherë Kosova do të pajiset me viza gjatë verës së këtij viti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu