Vetëvendosje përjashton Ajnishahe Halimin dhe Arben Gecajn

0
571

Arbeni dhe Ajneshahu

Lëvizje Vetëvendosje përmes një komunikate për medie njofton se sot, pas pranimit të një letërankese është mbledhur Komisioni Disiplinor, me ç’rast ka shqyrtuar letërankesën ndaj anëtarëve Ajnishahe Halimi dhe Arben Gecaj. Sipas njoftimit ata janë thirrur, por nuk i janë përgjigjur ftesës së Komisionit.

Më tej, Komisioni ka vazhduar punën lidhur me shqyrtimin e pretendimeve të përfshira në letërankesën e parashtruar. Me këtë rast Komisioni erdhi në përfundim se:

– Anëtarja Ajnishahe Halimi, duke abuzuar me detyrat e besuara ka krijuar favore financiare në kundërshtim me detyrat e saj, me ç’rast ushtrimi i këtyre detyrave është bërë nën rrethanat e konfliktit të interesit.

– Po ashtu, anëtarët Ajnishahe Halimi dhe Arben Gecaj me paraqitjet e tyre publike kanë shkelur Nenin 24, paragrafi 1, Pikën c të Statutit përkitazi me respektimin e parimeve, dokumenteve themeltare të Lëvizjes Vetëvendosje, Pikën ç, lidhur me pranimin e vendimeve të shumicës dhe respektimin e mendimit ndryshe dhe pikën e, lidhur me mospërfshirjen në aktivitete apo sjellje që janë komprometuese për Lëvizjen Vetëvendosje, që e cenojnë imazhin e saj;

Për shkak të këtyre arsyeve, Komisioni duke u mbështetur në dispozitat e Nenit 88, Paragrafi 10 të Statutit të Lëvizjes Vetëvendosje mori vendim që këtyre dy anëtarëve t’iu shqiptohet masa disiplinore nga Neni 88, Paragrafi 11, Pika ë: përjashtimi i plotë nga organet dhe anëtarësia e Lëvizjes Vetëvendosje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu