Vetëvendosje: Policia po provokon situatën, po ndalë aktivistët tanë

0
837

VV

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se aktivistët e saj po ndalohen nëpër shumë qytete të Kosovës gjatë rrugës së tyre për në Prishtinë.

Vetëvendosje thotë se qytetarë nga Kamenica, Mitrovica, Gjilani, Gjakova, Shtimja etj, po ndalohen nga policia me qellim qe mos te arrijn me kohe ne Protesten e Prishtines.

Ja reagimi i plotë i Vetëvendosjes:

Policia

Deri tash:

– Janë ndaluar autobusët që po vinin nga Kamenica dhe pothuajse gjysma e protestuesve janë detyruar të dalin jashtë dhe të mos udhëtojnë me autobusë.

– Janë ndalur autobusët që po vinin nga Mitrovica dhe policia ka kontrolluar deri në detaje secilin protestues.

– Janë ndalur autobusët që po vinin nga Gjilani dhe policia ka kontrolluar deri në detaje secilin protestues.

– Janë ndalur autobusët që po vinin nga Gjakova dhe policia ka kontrolluar deri në detaje seilin protestues.

– Në Shtime, Policia ka ushtruar presion ndaj vozitësve të autobusëve duke tentuar që t’i largojnë autobusët para se të vijnë protestuesit.

Policia po e provokon situatën. Liria e protestës, e garantuar me të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, po cënohet. Po ashtu liria e medieve dhe e fjalës së lirë po cënohet.

Masiviteti popullor kundër “Zajednicës” dhe demarkacionit nuk mund të ndalet me metoda policore. Protesta do të jetë madhështore dhe Qeveria do të tërhiqet!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu