Vetëvendosje: Qeveria u dorëzua

0
695

Një ditë pas marrëveshjes së panënshkruar njëmbëdhjetë pikëshe Qeveri – KFOR, partia e tretë në Kosovë – Vetëvendosje e ka kundërshtuar atë, duke u shprehur se qeveria e Kosovës është dorëzuar përballë dhjetë urdhrave të KFOR-it, derisa ka hequr dorë nga pikat kufitare dhe shtrirja e sovranitetit edhe në veri.

Pikat e publikuara nga Qeveria për arritjen e një pajtimi me ndërkombëtaret, Vetëvendosje i quan dështim të institucioneve dhe raste të humbura të Kosovës.
“Prandaj, 10 pikat e kësaj pajtueshmërie me KFOR-in janë 10 urdhrat e dorëzimit të Qeverisë së Kosovës. Kryeministri Thaçi bart përgjegjësi politike dhe historike për këtë zmbrapsje dhe shans të humbur. Ai bleu ca kohë për pushtetin e tij në llogari të hapësirës për shtetin tonë”, thuhet në deklaratën e Vetëvendosjes.

Ky subjekt politik ka analizuar secilën pikë të marrëveshjes së panënshkruar dhe ka hedhur kritika të ashpra në drejtim të Qeverisë së udhëhequr nga Hashim Thaçi.

“Këto 10 pika nuk janë 10 kushtet e Qeverisë së Kosovës për KFOR’in, por 10 urdhrat e KFOR’it për Qeverinë e Kosovës. Së pari KFOR-i u mor vesh me Serbinë e mandej mbi atë bazë u pajtua edhe Qeveria e Kosovës me KFOR’in. Prandaj, këto 10 urdhra janë 10 urdhrat e dorëzimit”, ka vlerësuar partia e Albin Kurtit.

Sipas Vetëvendosjes, pikat kufitare në veri që kanë qenë ilegale, do të vazhdojnë të funksionojnë edhe pas arritjes së pajtimit Qeveri – KFOR.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu