Vetëvendosje!: S`kemi deputet të përfshirë në vrasjen e Mustafës

0
779

Visar Ymeri shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka hedhur poshtë akuzat se një deputetë i kësaj partie ka dorë në vrasjen e Xhemail Mustafës.
I pyetur për akuzën se një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje a ka dorë në vrasjen e Mustafës, Ymeri tha se në asnjë rast asnjë deputetë i Lëvizjes nuk është i përfshirë në vrasje. Ai tha se prej se kjo lëvizje ka hyrë në politikë është sulmuar në mënyra nga më të ndryshmet. Kjo luftë është bërë nga disa agjentë të caktuar dhe se akuzat po bëhen nga një pjesë e medieve të afërta me pushtetin. I pyetur nëse ai e din historinë e secilit prej deputetëve Lëvizjes Vetëvendosje, tha se ‘po’ ia njeh historinë, raporton botasot.

Visar Ymeri në “Interaktiv” duke folur për seancën e sotme të Kuvendit ku u diskutua mocioni për privatizimin tha se deputetët e opozitës që sot votuan kundër apo abstenuan në momentin e votimit të mocionit të Vetëvendosjes për pezullimin e procesit të privatizimit, i ndihmuan kryeministrit Thaçi dhe vazhdimit të qeverisjes së keqe. Ai tha se argumentet janë në anën e Vetëvendosjes si vlerësimet e ekspertëve, të sindikalistëve, të qytetarëve që nënshkruan peticionin kundër privatizimit. Ymeri tha se pavarësisht insistimit të qeverisë Thaçi që të vazhdojë me privatizimin duhet ta dijë, që këto kompani nuk janë pronë private, por publike. Ai tha se as qytetarët nuk e duan privatizimin, ky ka qenë mesazhi ndaj atyre që duan të investojnë në privatizimin e PTK-së apo të ndonjë kompanie tjetër.
Ai tha se do ta sfidojnë privatizimin në të gjitha format, me protesta, me reagime në aleancë me sindikatat, qytetarët etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu