Vetëvendosje sulmon Lutfi Hazirin

0
758

VV ne Gjilan

Pas përplasjeve verbale në qendër ndërmjet partive të bllokut LDK-VV-AAK-NISMA, tashmë edhe nëpër komuna po vërehet një çarje që zor mund të riparohet, Vetvendosja edhe me tutje vazhdon me Poltiken e saje duke dencuar keqeverisjen e Partive qe jan në üushtet tani e 14 vite pas luftës së Kosovës 1998 – 1999.

Kjo çarje vërehet në raportin e VV-LDK, ku partia e Albin Kurtit e ka goditur rëndë bastionin e LDK-s, Gjilanin e udhëhequr nga nënkryetari i kësaj partie Lutfi Haziri.

Përmes një komunikate të dërguar nga Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, e cila sot mbajti një konferencë për media për t’i paraqitur problemet që përmban brenda vetit buxheti i Komunës i planifikuar për vitin e ardhshëm, u theksua se buxheti është një nga çështjet më thelbësore të komunës.

Asambleisti i VV-s në Kuvendin Komunal, Nevzad Isufi, tha se po i afrohemi punës njëvjeçare të Kuvendit Komunal, e ndërmjet pozitës dhe opozitës nuk ka pajtim për borxhet e Komunës.

“Sipas pozitës janë afër 9 milionë, ndërsa sipas një pjese të opozitës që ishte në pushtet në mandatin e kaluar, janë më pak se 4 milionë euro borxhe. Pra, sa borxhe ka Komuna? Kujt i ka borxh? A janë ata persona fizikë apo juridikë? Cili është afati i kthimit të këtyre borxheve? – Janë këto pyetje për të cilat ende nuk kemi marrë përgjigje. Kjo për shkak se duket që kemi një “pakt” ndërmjet Komunës dhe borxhlinjve – asnjëri se tregojnë njëri-tjetrin”, tha Isufi.

Aktivisti Leonard Miftaraj tha se buxheti i hartuar nga Komuna e Gjilanit ka shumë probleme, duke filluar prej mosplotësimit të nevojave elementare të qytetarët e deri tek tentimi për ta fuqizuar Kryetarin e Komunës karshi çdo institucioni tjetër në Komunë.

“Zyra e Kryetarit parasheh që në vitin 2015, me 29 punëtorë, të shpenzojë mallra dhe shërbime 195.000,00 euro. Kjo do të thotë se një punëtor në zyrën e Kryetarit shpenzon 6.724,00 euro. Vetëm për nëntë muajt e këtij viti shpenzuan 217.000,00 euro”, tha Miftaraj

Ai theksoi se për vitin 2015, për shpenzime kapitale janë ndarë 200 mije euro më pak, dhe në të njëjtën kohë, kanë shkelur vendimin e Kuvendit Komunal për 70 mijë euro shtesë për bursa për studentë, pasi që këtë shifër nuk mund ta gjeni dot në asnjë ndarje buxhetore për 3 vitet e ardhshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu