Vetëvendosje: Zajednica e çon Kosovën drejt federalizmit

0
705

tryeza

Lëvizja Vetëvendosje sot ka organizuar një tryezë me temën: “Kosova pas Marrëveshjeve në Bruksel”. Si gjithnjë, partitë e tjera të opozitës ia kanë mbajtur “zhagun”. Megjithatë, më lajm se “analizat“ dhe “konstatimet” del të jetë përgjigjja në pyetjen: Kush po radhitet pas Vetëvendosjes?

Të pranishmit në këtë tryezë, sipas njoftimit që ka lëshuar vet Lëvizja Vetëvendosje, kanë konstatuar se Marrëveshja për “Zajednicën” e çon Kosovën drejt një sovraniteti të dyfishtë mbi territorin e vet në bashkëqeverisje me Beogradin, duke rrezikuar pasuritë natyrore, duke u bërë pengesë për zhvillimin ekonomik të vendit dhe duke rrezikuar që Kosova të ndjek shembullin e ndarjes si në Bosnje Hercegovinë, qëndrime këto të vet Lëvizjes Vetëvendosje.

Por, cilat prej organizatave të shoqërisë civile po radhiten pas “vijës politike” që po ndjekë ky subjekt politik?

Sipas komunikatës së Vetëvendosjes, pjesëmarrës në këtë aktivitet të saj ishin Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSPJ), Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), “Rockefeller Brother Fund”, Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Lëvizja FOL, Këshilli për Lidership (LGC) dhe disa analistë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu