
Lëvizjes Vetëvendosjes nga sot i është bashkuar profesori Nezir Bejta. Kështu ka bërë të ditur kryetari i VV-së, Albin Kurti përmes një shkrimi në “Facebook”, shkruan Gazeta Blic.
Profesori Nezir Bejta u mirëprit edhe nga kryetari i Qendrës së Vetëvendosjes, në Skenderaj, Hysni Mehani.
Shkrimi i plotë i Albin Kurtit:
“Bashkë me kryetarin e Qendrës së VETËVENDOSJE!-s në Skënderaj, Hysni Mehani, e mirëpritëm dhe përgëzuam Profesor Nezir Bejtën për anëtarësimin e tij në Lëvizje. Ai ka lindur në fshatin Klinë e Mesme të Skenderajt. Që nga viti 1988 është profesor në gjimnazin “Hamëz Jashari”, ku ligjëron gjuhën dhe letërsinë shqipe. Së fundmi, profesor Nezir Bejta ishte organizator i Konferencës Shkencore kushtuar 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Gjithashtu, profesor Bejta është edhe bashkëautor i revistës për nxënës “Shkëndijat e Drenicës”.