Vetëvrasje në Burgun e sigurisë së lartë në Dyz

0
769

Gexha

Pas një njoftimi anonim se pardje në Burgun e sigurisë së lartë në Dyz ka ndodhur një vetëvrasje, Koha.net ka marrë sot konfirmim nga burime zyrtare, të cilat po ashtu preferuan të mbesin anonime.

Vetëvrasja në Burgun e sigurisë së lartë në Dyz ka ndodhur pardje rreth mesditës, thoshte njoftimi anonim, i cili sqaronte se personi i cili ka ndërruar jetë është personi me nofkën Gexha , i cili ka bërë veprën penale dhunim në Burgun e Dubravës.

Sipas këtij njoftimi personi në fjalë, përkatësisht Gexha, nga Gjilani, ka dhunuar një person rast i cili pati bërë bujë në mediat kosovare e në portalet, pasi ka marrë dënimin për veprën penale dhunim në kohë prej 5 vjetësh. Pas këtij akti ai ishte transferuar nga Dubrava për në Dyz dhe këtu ka bërë vetëvrasje.

Burimi anonim ka dërguar edhe fotografinë e personit.

As pas dy ditësh nga ndodhja e këtij rasti, policia dhe Drejtoria e Burgjeve, përkatësisht të Burgut të Dyzit nuk kanë dhënë ndonjë njoftim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu