Vetëvrasjet nga injoranca

0
662

Tashmë edhe informacioni i konkretizuar dje nga InfoPress, se në cila rrethana të pista prodhohen “lëngjet” në Serbi për konsumatorët në Kosovë, po dëshmojnë për një injorancë vetë-vrastare të konsumatorëve në Kosovë. Mund që ndokush do të thotë se kjo është liri personale e përzgjedhjes se tyre dhe rregulla të ekonomisë se tregut të lirë.

Edhe janë. Por, këtë lloj injorance vetë-vrastare e bartë gjithë shoqëria; ata nuk vdesin menjëherë, sapo ti pinë lëngjet ose ti hanë prodhimet e Serbisë, të dedikuara për tregun në Kosovë, por fillimisht sëmurën dhe sëmurjen e tyre duhet ta përballon familja dhe e gjithë shoqëria.

Lufta kundër Serbisë akoma nuk ka përfunduar, meqë ende nuk janë përmbyllë negociatat me njohje të Shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë. Prandaj, vetëm një popull injorant, vetëvrasës, konsumon mallra ushqimore që i prodhon armiku.

Importuesit dhe tregtuesit e prodhimeve serbe do të duhej të trajtohen si kriminel ordinerë dhe ato mallra do të duhej të bojkotoheshin. Përndryshe, e fundit fare, duhet minimizuar edhe keqardhjen, kur sëmurën këta injorantë vetëvrasës, që konsumojnë prodhime serbe!

Konsumimi i “lëngjeve” nuk është nevojë, është luks. Prishtina pat zënë vendin e parë në Europë, në garën e kryeqyteteve europiane për ujë më të mirë të pijes. Përse për këtë begati nuk janë informuar qytetarët, që të kursen duke ble “lëngje” dhe ujë, që nuk mund ta konkurron ujin e ujësjellësit, jo vetëm në Prishtinë, por edhe në qytete të tjera të Kosovës?

Mbaj mend në Dyseldorf, në Klubin Shqiptar, pat mbajte ligjeratë një profesor universitar, të cilin e kishin angazhuar institucionet e shëndetësisë. Ai na foli për ujin e ujësjellësit në çdo qytet të Gjermanisë, si tepër më cilësor se çdo lloj uji që tregtohet, meqë me ligj institucionet komunale janë të obliguara qytetarëve tu ofrojnë ujë cilësor, për pije e higjienë. Ndodh kjo në Kosovë?

Meqë institucionet nuk kanë kapacitete, mundësi e vullnet për tu kujdesur në nivel për qytetarët, atëherë mbetet që qytetarët të përkujdesën për vetën e tyre. Injorantët sigurisht që e vuajnë kurdo dhe kudo. Uroj të ndërgjegjësohen!

Shkruan Ibrahim Kelmendi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu