Veton Surroi zëvendëson Blerim Shalën?

0
684

Veto Sorra

Sipas burimeve të afërta me publicistin kosovar, Veton Surroi, i cili njihet si një nga kritikët me të ashpër të qeverisjes së Hashim Thaçit, tashmë janë në përfundim e sipër negociatat për angazhimin e tij në Qeverinë PDK-LDK.

Një shenjë për lëkundjen e tij drejt koalicionit të ri ka dhënë edhe vete Surroi me deklaratën e tij të fundjavës, që do të bashkëpunonte sërish edhe me Thaçin për të mirën e Kosovës.

Sipas burimeve të Indeksonline, Surroi mund ta merr pozitën që deri me tani e ka pasur Blerim Shala, koordinator i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Flitet se Shala tashmë ka njoftuar Mustafën dhe Thaçin që nuk ka pajtim nga shefi i tij Ramush Haradinaj të këtë rol aktiv me dialog dhe kjo ka hapur një derën që Surroi të futet në rol politik pas një pauzë të gjatë të shkaktuan nga dështimi i partisë se tij ORA në zgjedhjet e 2007.

Burimet e indeksonline po ashtu thonë se ka ndodhur edhe një takim sekret në mes të Thaçit dhe Surroit.

Surroi ka punuar edhe si një lloj diplomati privat nëpërmjet organizatës së tij klubit për politikë të jashtme, por tash mund të pritet edhe kthimi i tij i papritur në gjirin e Hashim Thaçit. /Indeksonline/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu