Vëzhguesi mban maskë me numrin e kandidatit të LDK-së, reagon VV: Ka një sërë parregullësish që nga mëngjesi

0
348

Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë  ka reaguar pasi shpërndarjes së një fotografie të një vëzhguesi i cili mban maskën me numrin e kandidatit të LDK-së, Nexhmi Rudari.

LVV thotë se po thyhen rregullat e procesit zgjedhor dhe se nga mëngjesi janë evidentuar një sërë parregullësish të tilla, raporton Gazeta Blic.

Ata akuzojnë LDK se po tejkalon të drejtat e përcaktuara nga KQZ, vetëm që të dalë më mirë në zgjedhje.

Ky është postimi i tyre i plotë:

Vëzhguesi i LDK-së then rregullat esenciale të procesit zgjedhor

Në shkollën Naim Frashëri të Podujevës, një vëzhgues nga radhët e LDK-së është parë duke mbajtë maskën me numër të kandidatit për kryetar të kësaj komune, Nexhmi Rudari.

Një sërë parregullësish të tilla janë evidentuar që në orët e para të mëngjesit, prej se ka filluar procesi zgjedhor.

Sipas qytetarëve LDK po tejkalon të drejtat e përcaktuara me rregulloren e KQZ-së në mënyrë që të dal sa më mirë në rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

LDK le t’i ndaloj urgjentisht veprimet e tilla!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu