Prishtinë, 20 nëntor – Ka qenë duke e zhvilluar një intervistë në KTV, Adriatik Kelmendi, në një moment Presidentja Jahjaga e ka humbur durimin dhe e ka qortuar ashpër një person që e ka shpërqendruar gjatë bashkëbisedimit me gazetarin.
“Vec një sekond[! Hikmet, mos m’rri n’kamb qatje, ulmu. Ose dikah ulu. T’lutem… ehhh”, ka qenë reagimi tërë nervozizëm i Jahjagës, e cila më pas ka shpjeguar se i ka penguar Hikmeti që tërë kohën ka lëvizur me duar.
Mirëpo, gjatë intervistës Jahjaga e pëson edhe një të papritur kur diçka i lëviz nga prapa, me gjasë aparati i mikrofonit, dhe ngritet nga karrigia. Ajo dëgjohet duke e qortuar stafin pse e kanë lënë Hikmetin me hy në mes të intervistës.
E derisa xhirimi vazhdon, Jahjaga dëgjohet sërish duke urdhëruar një punonjës tjetër, me emrin Kiki, duke i thënë “Kape Kiki qaty, në fiston!”. Pas tërë kësaj nervoze dhe tollovie, më në fund arrin të vazhdohet intervista në minuten 04:45.
Video është poshtë….
http://www.youtube.com/watch?v=lkNrLZ4y6wE