VIDEO Përleshen deputetët e PDK’së dhe VV’së

0
842

(E Plotsuar)Selimi: Nuk u rrahëm, i rraha!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi thotë që ka qenë i provokuar verbalisht nga deputeti i PDK-së, Latif Gashi, të cilit i është kundërpërgjigjur fizikisht. Ai thotë që këta njerëz janë mësuar të provokojnë në mënyrë të tillë, por sipas tij këtë herë kanë hasur në njeriun e gabuar. Ndërkaq, deputeti tjetër i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, mohon të ketë sulmuar deputetin Bekim Haxhiu-Kamishi.

Pas përleshjes që ndodhi mes këtyre deputetëve, ata kanë dalë para mediave për të sqaruar se si ka ardhur deri te kjo përleshje.

Deputeti Rexhep Selimi ka thënë se pas provokimit që iu është bërë nga deputeti Latif Gashi ka ardhur “përgjigjja” fizike ndaj tij.

“S’jena rreh. Pas një provokimi verbal mu desh t’i përgjigjem fizikisht, ndonëse e kuptoj rolin e deputetit. Por tashmë opinion e dinë se eksponent të tillë të SHIKU-ut në cilësinë e bodigardëve dinë të provokojnë njerëz. Kësaj radhe më vjen keq që ata kanë provokuar në momentin e gabuar dhe kanë provokuar njeriun e gabuar shpresoj. Kështu që gjithë ajo që ndodhi këtu unë nuk do të doja të ndodhte. Më vjen keq që me duhet të ju them opinionit nganjëherë që me që ata nuk marrin vesh ndryshe, kjo është përgjigjja adekuate për tipat e tillë”, ka theksuar Selimi.

Deputeti Selimi ka thënë se ka qenë duke dalë jashtë Kuvendit për të dhënë një prononcim për një gazetare dhe në derën e Kuvendit është provokuar nga deputeti Latif Gashi.

I pyetur se a ke rrahur deputetin Gashi, Selimi ka thënë se nuk ka qenë rrahje, duke lënë të kuptohet se e ka rrahur.

“Po kur të thotë dikush janë rreh është e dyanshme, kjo nuk ka qenë e dyanshme kësaj here”, ka thënë Selimi.

Ndërsa i pyetur se a ka frikë pas kësaj, ai ka thënë se nuk e kuptoj këtë fjalë.

“Friiikë!… Kësaj radhe nuk e kuptoj këtë fjalë”, ka thënë Selimi.

Ndërkaq deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi ka thënë se këto incidente të vogla ndodhin për çdo ditë, ku ka fyerje e sharje, nga njëri grup, siç i ka quajtur ai, “kriminal”.

Ai ka mohuar të i ketë shkaktuar plagë Bekim Haxhiut.

“Nuk i kam shkaktuar plagë kërkujt, por kjo është fyese për gjakun e Kosovës. Është fyese për vuajtjet që ka pas populli është fyese për qytetarët që kanë pritur kaq shumë prej neve”, ka theksuar Krasniqi.

Gjithashtu ai ka mohuar të ketë qenë me truprojat e tij për të sulmuar deputetët e PDK-së.e

Deputeti i PDK-së Latif Gashi-Lata e ka sulmuar fizikisht para pak çastesh deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimin, tek dalja e Kuvendit të Kosovës.

Sipas Gazetës Zëri, ky sulm ka ardhur derisa deputeti Selimi ishte duke dhënë një intervistë për media ku ka folur për SHIK-un, ndërsa deputeti Gashi kishte kërkuar nga ai të mos flasë për SHIK-un.

Pas përleshjes fizike në mes të tyre, ka ndërhyrë policia dhe i ka ndarë ata, ndërsa pas pak minutash ka ndodhur një përleshje tjetër në mes të deputetit të Vetëvendosjes Florin Krasniqi dhe atij të PDK-së Bekim Haxhiu i njohur me nofkën Kamishi.

Kamishi është larguar i gjakosur nga Kuvendi, ndërsa Krasniqi është momentalisht në hollin e Kuvendit – i cili po ashtu ka pësuar disa goditje gjatë përleshjes me Kamishin. Edhe në këtë rast ka ndërhyrë Policia e Kosovës.

Meqenëse Kamishi është gjakosur në fytyrë, atij i kanë ndihmuar bashkëpunëtorët e tij që të largohet nga Kuvendi, duke e dërguar në drejtim të oborrit të Qeverisë, ndërsa Krasniqi momentalisht ndodhet në hollin e Kuvendit – i cili po ashtu ka pësuar disa goditje gjatë përleshjes me Kamishin.

Në këtë përleshje janë inkuadruar edhe bashkëpunëtorët e deputetëve të Vetëvendosjes dhe atyre të PDK-së, përkatësisht shoferët dhe truprojat e tyre.

http://www.youtube.com/watch?v=odhN6sIoXjo

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu