VIDEOINTERVISTË| Dastid Pallaska: Udhëheqësit e Kosovës gënjyen, Asociacioni shtet n’veti

0
545

Pallaska

Juristi Dastid Pallaska ka treguar në detaje se si do të funksionojë Asociacioni i Komunave Serbe, bazuar në Marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel, të martën, mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se ky Asociacion nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe se do të ketë pushtet ekzekutiv.

“Shihet qartë se kjo marrëveshje është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën për arsye se instalon në sistemin tonë të qeverisjes një strukturë kuazi-shtetërore me pushtet ekzekutiv”, ka thënë Pallaska, në një intervistë për Gazetën Express.

Pallaska ka deklaruar se liderët e Kosovës kanë gënjyer qytetarët e Kosovës, kur kanë thënë se gjithçka në marrëveshje është në përputhje me Kushtetutën.

“Për krijimin e këtij Asociacioni nevojiten ndryshime kushtetuese. Marrëveshja parasheh ndryshime kushtetuese”, ka sqaruar Pallaska.

Rrjedhimisht, ai ka thënë se nga ky Asociacion s’do të përfitojnë as serbët, por vetëm një pjesë e politikanëve përmes lidhjeve të tyre biznesore e kriminale.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun e mposhtëm:

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=TsmMUc7SFz4″ width=”560″ height=”315″]

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu