Viganët

0
986

Para disa ditësh rastësisht u takova me Haxhi Papajn (Shala), një veprimtar i vitit 1968, në Therandë. Nuk ishim parë një kohë bukur të gjatë, por përkundër kësaj, kaluam menjëherë në politik. Ai kishte krijuar bindjen se ne shqiptarët nuk mund të nxjerrim politikan, sepse nuk kemi shkolla për këtë sektor, por edhe me universitet ishim shumë të vonshëm krahasuar me komb et tjera.

Kishte lexuar, ndoshta është lexuesi më i madh në komunën tonë, një parathënie të një kritiku për “Komedinë Hyjnore” të Dante Aligerit dhe kishte ardhur në përfundim, se koha kishte krijuar këtë vigan të letërsisë, jo vetëm italiane, por me përmasa botërore. Prandaj edhe Haxhiu kishte këtë bindje, se koha i lind viganët, e te ne shqiptarët kishte lindur Enver Hoxhën dhe Ibrahim Rugovën, deshi të thotë edhe për Berishën, por duke e ditur orientimin politik timin, nuk shkoi më tej.

Unë ndërhyra dhe morra për ilustrim mendimin e Hegelit se “Njerëzit e lindin kohën dhe koha i lind njerëzit”, gjë që edhe u pajtuar, por përsëri mbeti në mendimin e vet për këta dy personalitete shqiptare.

Kur kemi të bëjmë me kohën që e lindin njerëzit, vazhdova, Enveri i kishte takuar gjeneratës të cilët e kishin lindur kohën dhe bashkë me te edhe kishte vazhduar të eci në mëkëmbjen e Shqipërisë, edhe pse disa, bashkë me faktorin e jashtëm, ishin munduar që në kuadër të kohës ta lindin Koçi Xoxën, si më të merituarin, por dështuan. Më vonë koha tregoi se ky ishte një vegël në duart e sllavëve dhe grekëve. Mu për këtë Enveri shndërrohet në vigan, siç kishte menduar Haxhiu.

Ndërsa lindja e Ibrahim Rugovës si politikan, e që ti (do të thotë Haxhiu) e konsideron vigan, kemi të bëjmë me pjesën e dytë të mendimit hegelian, “Koha i lind njerëzit”, kemi një ndërhyrje të faktorit të jashtëm, kryesisht sllav, për të ardhur në krye të ngjarjeve Rugova, si dikur që kishin menduar për Koçi Xoxën. Kërkoi fakte bindëse, sepse vigani i krijuar nga ai, nuk kishte dëshirë të mposhtej, aq më tepër të jetë edhe i pashtruar duke e krahasuar me Xoxën.

Ju jeni lexues i madh dhe sigurisht keni hasur edhe në literaturë, të paktën teorike, për politikan të kalibrit, të paktën kombëtar. Ia morra si shembull lëvizjen për çlirim të Algjerit dhe punën e përkushtuar të Ahmet Benbellës, mirëpo çarqeve franceze nuk i shkonte për shtati të jetë Ai në udhëheqje të Argjentinës së pas lufte çlirimtare. E njëjta gjë është edhe me Ukshin Hotin te ne, që çarqeve sllave dhe pan sllavistëve nuk u ka ardhur për shtat, që Ukshin Hoti të dalin në ballë të problemeve dhe ta udhëheq luftën çlirimtare, sepse e dinin se si do të përfundonte lufta dhe për një përfundim të tillë nuk ishin të gatshëm të pajtoheshin. Ukshin nuk do të linte dilemat e pas lufte për shtetësinë e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare në ish Jugosllavi. mu për këtë nuk gjen mbështetje as te faktori politik në Kosovë dhe gjithandej territoreve shqiptare. Sepse vigani i krijuar nga qarqet politike edhe jo shqiptare nuk mund të pranonte viganin e krijuar nga vetja për mes punës, sakrificës dhe njohjes së thellësisë së problemeve dhe rrugën që duhet ndjekur për zgjidhjen e tyre.  Me të cilën mendim u pajtua si me mëdyshje.

Rasti i ardhjes së Rugëvës në ballë të shqiptarëve të Kosovës ka të bëjë edhe me përzgjedhjen e një elite të re mu nga armiqtë tanë dhe tash të ju mbushet mendje juve dhe të tjerëve, se ai ishte viga. Njerëzit që përgatitën vitin 1990 ishin nëpër burgje dhe parapërgatitja për të pranuar lojën e imponuar nga perëndimi, nga ana e Serbisë, detyrohen për të hulumtuar njeriun e vet, sepse amnistia (falja e dënimit)  e të burgosurve politik, do të nxjerre viganin tjetër politik – Adem Demaçin, i cili kishte krijuar kohën e mopërkuljes ndaj armiqve, kohën e ballafaqimit me armiqtë, kohën e kundërvënies armikut, kohën e bashkimit të shqiptarëve, jo vetëm të Kosovës administrative, kohën e syqeltësisë së kombit shqiptarë, kohën e kundërvënies edhe me armë për çlirim dhe bashkim kombëtar, të cilën armiqtë tanë e dinin mirë dhe përshpejtuan për të nxjerr me picetë këtë  figurë – Ibrahim Rugovën. Kjo është arsyeje pse nuk do të përshpejtojnë për ta liruar Demaçin nga burgu, sepse e dinin se si mund të drejtonte shqiptarët në këtë vite robërie klasike ky viga kombëtar. Përmendja e Adem Demaçit dhe analiza rreth personalitetit të Tij e bindi, se me të vërtet faktorët e jashtëm kanë ndikuar që të nxjerrin në sipërfaqe politikanin e preferuar, për të mos ardhur në shprehje vigani

I ndodhur në mes këtij argumenti të ri, të cilin sigurisht nuk e kishte menduar, e as që kishte menduar se dikush do t’ia zbërthente në këtë mënyrë, për një moment mbeti i hutuar. Për ta nxjerr nga kjo huti, fillova t’ia sqarojë dy kategoritë e politikanit: a. Politika si art i e së mundshmes dhe b. Politika si shkencë. Viganët doktrinën e tyre e mbështetin në politikën si shkencë dhe shërbehen edhe me atë të së mundshmes, pra në krijimin e rrethanave politike, zgjerimin e radhëve, në gjetjen e aleatëve, etj. Ndërsa shkollat mund të përgatitin politikan dhe diplomat të rendit të vet shoqëror, por janë të rrallët që i kalojnë këto përmasa dhe me njohurit e tyre hynë në rangun e viganëve, sepse ata në planë të parë e kanë çështjen kombëtare e jo mbrojtjen apo mbështetjen e liderëve politik. Në këtë kontest nuk kemi edhe politikan ne shqiptarët, sepse nuk kemi ende shtet stabil as në Shqipëri dhe kjo do të mundësojë të lindi një viganë të ri në politikën kombëtare, mu për faktin se mundohen një kategori e njerëzve, të cilët trajtohen politikan, të mbajnë iso liderëve dhe interesave politike që janë më afër interesit të tyre personal.

Prishtinë, 29.03.2012

Nga, Afrim Morina

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu