Viktimat nga Coronavirusi, Italia e kalon Kinën

0
165
Viktimat nga Coronavirusi, Italia e kalon Kinën

Me 3,405 viktima nga coronavirusi, Italia ka kaluar Kinën, me një rritje të 427 viktimave vetëm të mërkurën.

Kështu, siç shkruan agjencia e lajmeve ANSA, tha të enjten Komisioneri i Urgjencës dhe Shefi i Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli.

Ndryshe, numri i vdekjeve në Kinë është 3.245 ndërkohë rritja e përditshme e së mërkurës në Itali ishte 475.

Borrelli tha se 33.190 njerëz aktualisht janë të infektuar me coronavirus në Itali, 4,480 më shumë se të mërkurën.

Ai tha se 4,440 njerëz janë shëruar nga COVID-19 në Itali, 415 më shumë se të mërkurën.

Po sipas ANSA, numri i përgjithshëm i infektuarve, përfshirë ata që kanë vdekur dhe ata që janë shëruar, është rritur në 41.035.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu