Visar Ymeri: Jemi kategorikisht kundër zgjedhjes së presidentit

0
754

Visar Ymeri

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri është i ftuar në Zonën e Debatit në Klan Kosova.

Ymeri tha se këto institucione nuk kanë legjitimitet, ndërsa bëri me dije se janë kundër zgjedhjes së presidentit

“Duhet të flasim për situatë të shpalljes së zgjedhjeve”.

“ Një kuvend i cila dështon ta zgjedh presidentin nuk mundet që të veprojë më. Presidenti aktual e ka mandatin deri me 6 prill, por nëse nuk zgjedhet presidenti i ri, atëherë kuvendi duhet të shpërbëhet”.

“Prapë po them që në këtë gjendje ne jemi kategorikisht kundër zgjedhjes së presidentit, pasi ne mendojmë se posti i ekzekutivit po mbahet nga njerëz të cilët kanë cenuar rendin kushtetues.

Ymeri ka thënë se moszgjidhja e presidentiti është pika që i pajton partitë opozitare.

“Edhe AAK edhe Nisma janë të pajtimit që të bëhet ndryshimi në kushtetutë për zgjedhjen e presidentit.

“Republika është taman Republikë kur ajo është parlamentare, por që zgjedhja e presidentit të bëhet drejt nga qytetarët, e më pas do të bëhej një miks i sistemit. Zgjedhja e presidentit nga populli nuk e bën atë jopartiak, pasi ai përsëri do të duhet ta ketë mbështetjen e ndonjë partie”.

Ymeri ka sqaruar pse ata janë kundër presidentes Jahjaga.

“Mospajtimi ynë më presidenten aktuale është forma ë zgjedhjes së saj në këtë pozitë. Atifete Jahjaga ka ardhur përmes zarfit, e Pacolli përmes sms-ve. Jahjaga ka qenë në një pozicion për të i shërbyer një politike të caktuar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu