Visar Ymeri: Përkëdhelja e Serbisë po e bën atë më të keqe

0
674

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka reaguar pas ndalimit të Ramush Haradinajt në Francë. Ymeri e ka quajtur të papranueshëm arrestimin e Haradinajt, duke thënë se është Serbia ajo që duhet të ndryshojë dhe jo Kosova siç po kërkohet për normalizim marrëdhëniesh.

Ai ka kërkuar urgjentisht lirimin e Haradinajt, por edhe marrjen e masave kushtëzuese nga institucionet deri në heqjen e të gjithë arresteve ndërkombëtare për ndjekjen e ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Ky është postimi i plotë:

Arrestimi i Ramush Haradinajt me fletarrest të lëshuar nga Serbia është i papranueshëm! Ne e dimë që Serbia nuk është pajtuar me luftën tonë çlirimtare, por shtetet që na e kanë njohur shtetin (prandaj edhe vërtetësinë e luftës) nuk duhet ta ndjekin politikën e saj përndjekëse. Ky rast tregon edhe një herë që për të pasur normalizim marrëdhëniesh, është Serbia që duhet të ndryshojë, dhe jo Kosova siç po kërkohet.

Kërkojmë urgjentisht lirimin e z.Haradinajt, por edhe ndërmarrjen e masave kushtëzuese nga ana e intitucioneve tona deri në heqjen e të gjitha arresteve ndërkombëtare që kanë për qëllim përndjekjen e ish luftëtarëve të UÇK-së. Është e qartë që përkledhja e Serbisë po e bën atë më të keqe. Dialogu me të, tregtia me të, koncesionet ndaj saj, paratë që po ia japim, po e forcojnë armikun tonë, Serbinë, për t’ia bërë më të fuqishme goditjen ndaj nesh. Këto duhen ndalur urgjentisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu