Viti i krizave

0
476

Në këtë vit që kemi hyrë, do të jetë vit krizash dhe përpjekjesh për vënien në binar të drejtë të shumë problemeve jetësore. Ka probleme që janë krijuar artificialisht nga një klan njerëzish e pushtetarësh, ka probleme që jenë krijuar si rezultat i krizës financiare botërore, sidomos në eurozonë, ka probleme politike që janë krijuar, si rezultat i ambicieve për pushtet, ka probleme që janë krijuar nga mos veprimi për çështje kombëtare, ka probleme…

Këto kriza janë në gjithë hapësirën kombëtare dhe vështirë e kemi t’i tejkalojmë, sepse kur ato i krijon vet, për qëllime të ulëta, atëherë zihesh përbrenda vetës duke u munduar të gjesh shtegdalje.

 

Kriza morale

 

Problemet që janë krijuar nga amoraliteti politik janë bukur me peshë dhe ato vështirë e kemi t’i tejkalojmë, sepse askush nuk del dhe të pranojë këtë fenomen, por të gjithë rrahin gjoks për moral të lartë.

Nga morali i dobët ka lindur mitomania.

Nga morali i dobët ka lindur hajnia.

Nga morali i dobët ka lindur nepotizmi.

Nga morali i dobët ka lindur bajraktarizmi.

Nga morali i dobët ka lindur veprimi klanor.

Nga morali i dobët ka lindur mos gjykimi i drejtë.

Nga morali i dobët ka lindur krimi politik e ekonomik.

Nga morali i dobët ka lindur peshimi i problemeve me dy kuti.

Nga morali i dobët ka lindu linçimi.

Nga morali i dobët lindin rehabilitime e tradhtarëve.

Nga morali i dobët tradhtisë i duartrokitet.

Nga morali i dobët ka lindur censura.

Nga morali i dobët ka humbur vlera krijuese dhe shkencore.

Nga morali i dobët ka lulëzuar antivlera.

Nga morali i dobët është krijuar dëgjueshmëria.

Nga morali i dobët janë krijuar gaborre armiqësore deri në shkallë vrasjeje.

Kjo krizë ka përfshirë gjithë sferat e jetës, te më së paku nëntëdhjetë përlind të qytetarëve. Këtu qëndron frika e mos mposhtjes së këtyre akteve morale. Për këtë duhen ligje të forta, zbatues të ligjeve njerëz të përkushtuar e me moral të fortë kombëtare, njerëz të përkushtuar e jo frikacak, të kundërtën duhet kohë, e koha prej një viti është shumë e shkurtër. Kriza morale sjell edhe kriza tjera në thellësi dhe gjerësi të problemeve jetësore. Të gjitha këto sjellin edhe ndërhyrje në jetën e njeriut, prerje të gjërave me gërshërë, mohimi i vlerave dhe bëmave të individëve e kolektivit, vetëkënaqësinë dhe dëshirë për t’i përkulur e poshtëruar individin apo taborin tjetër.

 

Mohimi i të vërtetës historike paraqet krizë intelektuale e kombëtare

 

Mohimi i të vërtetës historike tashmë është bërë modë e kohës. Jo vetëm se e mohojnë disa për të fshirë të kaluarën e tyre tradhtare, vasale e heshtake, por po e mohojnë bërësit e historisë për teke e inate:

E para

Të gjithë e pranojnë se para lufte kishte organizatë për parapërgatitje të shqiptarëve për luftë, se shkonin për ushtrime ushtarake në Shqipërinë londineze, edhe pse e dinë, asnjëherë nuk e përmendin Frontin e Rezistencës dhe Bashkimit kombëtar.

E dyta

Sinjalet për të mohuar historinë janë dhënë që herët, mirëpo ky vit do të jetë vit i reflektimeve, sepse kemi edhe përvjetorë të mëdha, kemi edhe rregullimin e disa gjërave me ligje, për të treguar se kush kemi qenë e kush jemi, ku kemi qenë e ku jemi, çka kemi bërë e çka po bëjmë, kush është i pari e kush është i fundit, kush dha më shumë e kush më pak për çështjen kombëtare, etj.

Në Shqipërinë londineze dhe në gjithë hapësirën kombëtare është shpallur vit i kremtes së pavarësisë. Të gjithë vrapojnë në mënyrën e vet për të treguar se sa e kanë dashur e duan Shqipërinë dhe çështjen kombëtare. Sali Berisha ka paralajmëruar një skenar, që më tepër është fundosja e të vërtetës historike, se sa madhështinë që ka pasur ai vit e ajo datë.

Në Shqipërinë jashtë londineze, ky vit e ajo datë merren si ditë flamuri dhe harrojnë të gjorët se dita e flamurit është caktuar në kohën e të madhit Gjergj Kastrioti- Skënderbeut. Këtë e bëjnë nga frika e ndërkombëtarëve në Kosovë, nga frika e malazezëve, serbëve e sllavo maqendonëve, në viset tjera shqiptare, duhet vet ta japin përgjigjën, sepse Shqipëria ka vetëm një datë të pavarësisë dhe si e tillë edhe duhet kremtuar.

E treta

Në Kosovë fshihet dita e themelimit të UÇK- së me qëllim të caktuar, që aty mos të përfshihen veprimtarët e njëmend të çështjes kombëtare dhe u jepet mundësi edhe atyre që, jo vetëm deklarativisht ishin kundër UÇK- së dhe luftëtarëve të lirisë, por edhe me veprime konkrete. Kjo po ndodh me historinë më të re, e si do ta ndriçonim historinë e më hershme?

Një grup i themeluar apo i vet themeluar, bënë edhe regjistrin e veprimtarëve për çështjen kombëtare, që nga kundërvëniet e para të regjimit titist, nëpër vite veprimtarie deri në vitin njëmijë e nëtëqindë e nëntëdhjetenëntë. Nga viti njëmijë e nëntëqindë e nëntëdhjetë, veprimtar janë vetëm ata që kanë pasur tastiere të LPK- së, e shumë prej tyre ato i kanë marrë pas lufte, ndërsa të tjerët edhe pse kanë dëshmi gjyqësore, nuk u njihet kjo e drejtë. Kjo organizatë mohon edhe mbështetjet që e ka pasur nga bashkëmendimtarët e tyre, edhe pse nuk i kanë takuar të njëjtit subjekt politik, me qëllim të caktuar, që mos t’i njihet e drejta e luftës së pa ndërprerë për çështje kombëtare akëcilit, se po del më i vjetër në kolonën e luftëtarëve të lirisë.

E katërta

Liderët e Unionit të Pavarur Studentesh, që ishin në ballë të organizimit të demonstratës së një Tetorit të vitit 1997, nuk janë ende në gjendje të thonë të vërtetën për përgatitjen e asaj date, që do të bëjë kthesë të madhe në të menduarit dhe të vepruarit e shqiptarëve për të ardhmen e vet, ndihmesën dhe format e ndihmesës, nga kush e morën, kur dihet se të gjithë, madje edhe intelektualët e pavarur të kohës, ishin kundër atij demonstrimi.

E pesta

Ende nuk thuhet e vërtete për Rambuilen e rreth saj. Qëllimisht fshihen disa gjëra, mu pse dikujt nuk ia kënda, sepse nuk e ka përmbushur misionin që i ju ngarkua, e disa sepse nuk ishin prezent në rrjedhat e përgatitjes. Kalkulohet emri i Ukshin Hotit për qëllime të akëcilit individ, duke iu shmangur të vërtetës.

E Gjashta

Ende nuk janë në gjendje të pranojnë udhëheqja e LPK- së për peripecitë e redaksisë së “Zërit të Kosovës” në Prishtinë dhe kush e mundësoi të grumbulloj, redaktojë dhe përcjell punimet për në Zvicër.

E shtata

Ende nuk janë në gjendje të pranojnë se si është themeluar Lidhja e Bashkimit Demokratik (LBD) nga disa subjekte politike, që i dha mbështetje UÇK- së në të gjitha format e veprimit deri në mbarim të luftës.

E teta

Ende nuk thuhet e vërteta, se në mes ofensivave, gjatë luftës së UÇK- së, është bërë tentim grushtet në Tiranë, nga udhëheqësi i opozitës atëherë- Sali Berisha, për të rrëzuar Qeverinë, e cila ishte në shërbim të luftës çlirimtare në Kosovë

 

Kriza ekonomike

 

Kriza ekonomike i ka përfshirë të gjithë shqiptarët kudo që janë, por reflektim negativë në planin kombëtar sjellë kriza ekonomike në Shqipërinë londineze dhe Kosovë. Këtë krizë ekonomike kombëtare e kemi në dy plane, në planin e jashtëm dhe atë të brendshëm.

Në planin e jashtëm kemi reflektimin e krizës financiare së eurozonës, e cila ka trondit edhe ekonomi më të mëdha e stabile, e lë më këtë tonën.

Në planin e brendshëm janë disa faktorë që e thellojnë krizën ekonomike:

Privatizimi i pa planifikuar dhe i imponuar, qoftë nga interesi i të huajve, qoftë nga interesi klanor, duke mos zgjedhur prioritete dhe klasifikim për pronësi shtetërore.

Ekonomia informale e cila pasuron xhepat e një klani, ndërsa varfëron buxhetin shtetëror.

Mos planifikimi i bizneseve profitabile, por orientimi i tyre për të krijuar pasuri sa më të shpejtë.

Investimet kapitale të orientuara jo në prioritete, por aty ku shohin leverdinë një klan politik.

Vonimi i punimeve dhe aneks kontratat, që qëllimisht nuk janë përfshirë në kontrata të kryerjes së punëve, për të vjel para dhe këtë me pëlqimin e të dyja palëve, duke marrë secila hisen e vet.

Orientimi i kapitalit në zona të caktuara të interesit vetanak,pa shikuar interesin kombëtar.

Marrëveshjet e fshehta në mes kontraktuesve për profitin në kuadër të kontratës për kryerjen e punëve.

Shpenzimet marramendëse të zyrtarëve shtetëror, qoftë me mëditje, karburante, qira dhe reprezentacione

 

Kriza sociale

 

Kriza sociale është në rritje e sipër. Ajo ka krijuar tri shterash shoqërore:

Elitën e të pasurve, që nuk përbëjnë më shumë se tre përqind të qytetarëve

Varfërinë e skajshme, që kap shifrën rreth njëzetepesë përqind të qytetarëve

Të varfrit, në të cilën kategori hyjnë të gjithë të punësuarit në institucione civile e publike

Mos kontrollimi i çmimeve të artikujve qenësor të jetës, të cilët kanë mbetur në mëshirën e tregtarëve

Konkurrenca jo reale në mes artikujve të importuara dhe të prodhuara nga qytetarët.

Këto elemente që u theksuan, por ka edhe shumë të tjerë, e rëndojnë jetën e qytetarit dhe kjo domosdo prodhon pakënaqësi qytetare. Këtë pakënaqësi qytetare mundohen ta shfrytëzojnë opozita, si gjithnjë për të luajtur lojëra politike në shpatullat e të tjerëve.

 

Kriza politike

 

Krizën politike qëllimisht e lash të fundit, sepse kjo është gjenerator i të gjitha krizave në hapësirën tonë kombëtare. kudo në hapësirën tonë kombëtare kemi këtë krizë, diku më e theksuar, diku më e kamufluar, diku më e heshtur. Kjo rrjedh, ngase ende si komb nuk e kemi të zgjidhur çështjen tonë, por fatin kryesisht ia kemi lënë faktorit të jashtëm duke anashkaluar atë të brendshmin, me të gjitha prioritetet që i kemi. Prandaj ky vit jubilar të njëqind vjetorit të pavarësisë do të ngjalli epshe për pushtet, do të ngjalli epshe për të ruajtur pushtete, do të ngjalli epshe për të rehabilituar e për tu rehabilituar figura më të errëta të kombit, për tu linçuar e përbuzur figura të mëdha kombëtare, duke shfrytëzuar krizën ekonomike.

Këtu nuk kemi të bëjmë me parimin e mohimit të mohimit, por me parimin e mohimit të gjithçkaje. Kjo filozofi e artikulimit politik, që këtë vit do të reflektohet më së shumti, duke menduar kreatorët e saj, se po qe se nuk bëhet në këtë vit do të jenë të vonuar në histori dhe jetën politike.

Fjalori që përdorët në mediet e informimit, fjalori që përdorën në debate, fjalori që përdorët në parlamente, jep sinjale të qarta se çfarë drejtimi kanë marrë rrjedhat politike dhe secili mundohet të jetë në ballë të proceseve, duke mos shikuar se cilës anë të medaljonit i takon, atij të vlerës kombëtare apo përkatësisë: kosmopoliste, armiqësore, matrapazllëku, kriminele, plangëprishësi, zjarrvënësi, sharlatani etj. Mirëpo, karakteristike është se të gjithë thirrën në çështjet kombëtare, të vetëdijshëm se nuk qëndrojnë në ato pozita, por është vit garues elektoral dhe kurrë më tepër nuk do të vejnë në shprehje folklorizmin politik.

Kjo krizë politike reflektimet më të mëdha i ka në Shqipërinë jashtë londineze, për fatin tragjikë se, nuk po i qasen zgjidhjes së problemeve duke marrë parasysh atë kombëtar, por po merren në zgjidhjen e problemit pjesor, aty ku e vënë gishtin ndërkombëtarët. Ne nuk duhet gjithnjë ta përcjellim gishtin me sy, sikur se e përcjellim tehun e thikës kur dikush nga qet herë në anën e majtë e herë në të djathtin të hundës, me bebëzat e syrit. Sepse jo të gjithë gishtat kryejnë funksionin e njëjtë, prandaj edhe ndërkombëtarët jo të gjithë na duan të mirën, se po të jetë ashtu, kaherë do të i kishim hequr këto probleme që e rëndojnë kombin tonë.

Elita politike vendimmarrëse kanë krijuar opinione, se ne vet nuk mund të marrin fatin e kombit në duar, prandaj nuk qon peshë edhe nëse na ndihmojnë edhe aton duar që gjatë gjithë[ historisë janë munduar të rrëzojnë duart tona. Ky është viti kur duhet treguar se edhe ne mund të jemi parzmore e atdheut dhe dijm e mundemi për ta bërë këtë, por jo të ndarë në feuda, por të gjithë të bashkuar rreth kësaj date dhe rreth këtij flamuri

 

Roli i atdhetarëve në këtë vit jubilar

 

Intelektualët e kombit duhet t’i sheshojnë mirë punët dhe të mos bien viktimë e grupimeve të tilla. Ata duhet të kontrollojë rrjedhat e proceseve dhe pa anime të thonë fjalën e vet me guxim. Besojë se fjala e tyre do të ndikojë në gjithë këtë katrahurë ku po mundohen të na fusin epshet për pushtet. Ata e kanë në dorë edhe orientimin e masave, që për hesape të veta, akëcili subjekt politik do të mundohen t’i keqpërdorin, sepse gjithë këto kriza, domosdo se do të krijojnë mos kënaqësi dhe reagime, por nëse ndodhin ato të jenë në favor të çështjes kombëtare, në radhë të parë, e pastaj edhe të qytetarëve.

 

Shkruan: Afrim Morina

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu