Vitin e ardhshëm, Thaçi president!?

0
728

koalicioni1

Dy partitë më të mëdha politike në vend, PDK dhe LDK, me në krye liderët e tyre, Hashim Thaçi e Isa Mustafa e kanë shfrytëzuar kohën e fituar deri në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit më 8 dhjetor, që të hartojnë skenarët për formimin e institucioneve të reja. Jashtë skenarit të ndarjes së posteve nuk është lënë as ai presidentit të vendit.

Ndonëse Presidentja Atifete Jahjaga ka mandat deri në fund të pranverës së vitit 2016, skenari parasheh që ajo gradualisht ta lëshojë mandatin nga mesi i vitit tjetër.

Thaçi e Mustafa, sipas burimeve të gazetës Tribuna i kanë ofruar Jahjagës të jetë edhe vet pjesë e marrëveshjes me të cilën do të kërkohej që ajo të dakordohet.

PDK, sipas këtyre skenarëve merr postin e presidentit (nga mesi i vitit 2015) dhe atë të kryetarit të Kuvendit, kurse LDK atë të kryeministrit.

Që puna të mos vijë deri te shkarkimi i presidentes nga partitë e koalicionit, të njëjtat burime kanë theksuar se pjesë e marrëveshjes për formimin e institucioneve të reja pritet të jetë edhe vet presidentja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu