Vjosa Osmani e parapëlqyera e VV-së për secilin post

0
179
Vjosa Osmani e parapëlqyera e VV-së për secilin post

Nënkryetari i VV-së Glauk Konjufca në Debat Plus në Rtv Dukagjini ka folur mbi pikën kyqe ku kanë mbetur bisedimet, çështjen e Presidentit.

Konjufca ka folur në veçanti edhe për kandidaten për kryeministre nga ana e LDK-së Vjosa Osmani , ku ka pranur se është një figure e pranueshme për secilin post që është negociuar deri tani.

“Kur po thoni që Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë kompromis që është ul në tavolinë me VV-në , unë them se kjo është e natyrshme, një mirëbesim I krijuar gjatë bashkëpunimit në opozitë. Ndërsa sa i përket Vjosa Osmanit, LVV ka shumë respek dhe Vjosa Osmani për Lëvizjen Vetëvendosje do të ishte e pranueshme për të gjitha pozicionet që kemi negociuar me LDK-në. Ne mendojmë se sa i përket Presidentit të jetë një figure mbipartiake. Duke përjashtuar Atifete Jahjgën të gjithë presidentët janë zgjedhë duke u ulur në tavolinë partitë politike. Por LVV mendon se duhet të krijohet një praktikë e re të ulen palët dhe të zgjidhet një President që është mbi palët dhe që përfaqëson unitetin”   ka thënë Konjufca në Debat Plus në Rtv Dukagjini raporton Gazeta

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu