Vlera e arit të vjedhur mbi 1 milion euro

0
815

Tashmë janë shpeshtuar arrestimet e policëve. Të shtunën e kaluar përfunduan prapa grilave tre pjesëtarë të PK-së, të dyshuar për involvim në detonimin tronditës të lagjes “Lakërishte”, që ndodhi në vitin 2007. Vetëm një javë më vonë arrestohen edhe katër zyrtarë të tjerë policorë, por këta të fundit arrestohen për shkak të vjedhjes që ka ndodhur në dhomën e dëshmive në regjionin e Pejës, vjedhje kjo që ndodhi ende pa u ndriçuar autorët e vjedhjes në dhomën e dëshmive në Prishtinë vite më parë. Nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, zyrtarisht është bërë e ditur se janë arrestuar Bajram Koliqi major i PK-së në regjionin e Pejës, dy togerët e po të njëjtit regjion, Riza Rexhiqi dhe Muhamet Lama, si dhe policja Ryve Lokaj, të gjithë të arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës, nën dyshimin për vjedhje të rreth 25.3 kilogramë ar, që ndodhej prej gati pesë vjetësh në dhomën e dëshmive në Stacionin Policor në Pejë, vlera e së cilit sillet në rreth 1 milion euro. Këto arrestime janë konfirmuar nga ish-komandanti regjional i PK-së në Pejë, Ahmet Hasi, i cili për më tepër ka thënë se ai tashmë ka ndier përgjegjësi morale për këtë çfarë ka ndodhur në Stacionin Policor, me ç’rast u avulluan 25.3 kg ari, dhe kjo e ka shtyrë atë që të japë dorëheqje morale nga posti i komandantit Regjional të Pejës. Nga ana tjetër, Jetullah Aliu, drejtor i Hetimeve në Inspektoratin Policor të Kosovës, tha se këta persona kanë qenë përgjegjës për t’u kujdesur për këtë dhomë. Ai po ashtu theksoi se pritet të ketë edhe arrestime të reja gjatë ditëve në vijim.”Aktualisht në masën që është shqiptuar nga ana e prokurorit, me autorizimin tonë, janë katër zyrtarë policorë në ndalim policor, duke përfshirë një major, dy togerë dhe një zyrtar policor, të cilët i konsiderojmë që kanë qenë përgjegjës kryesorë dhe nga identifikimi që u është bërë hetuesve në vend të ngjarjes rezulton se këta katër zyrtarë janë përgjegjës për atë dhomë të dëshmive”. Aliu theksoi se deri më tani këta pjesëtarë të Policisë së Kosovës vazhdojnë të mbesin të paraburgosur. Sipas tij, Inspektorati është duke përgatitur kallëzimin penal, për të vazhduar me proceduarat e mëtejme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu