Vlerësimi perfekt i filozofit slloven për sulmet terroriste në Francë

0
631

Zhizhek

Sa i dobët mund të jetë besimi i një islamisti nëse ai ndjehet i kërcënuar nga një karikaturë palidhje në një revistë javore satirike, pyet filozofi slloven, Slavoj Zhizhek, transmeton Indeksonline. 

Tani, kur të gjithë jemi në shok, pas vrasjeve në zyret e ‘Cherlie Hebdo’, është koha që të mbledhim kurajën për të menduar, vlerëson Zhizhek në opinion e botuar në ‘NewStatesman’.

“Ne duhet, natyrisht t’i dënojmë në mënyrë të qartë vrasjet si një sulm në vet substancën e lirisë dhe t’i dënojmë ato pa ndonjë prapavijë siç po thuhet tani se ‘Charlie Hebdo’ ka qenë provokues dhe së tepërmi turpërues për myslimanët. Mirëpo ky solidarizim universal nuk është i mjaftueshëm, pasi ne duhet të mendojmë përtej kësaj”, vlerëson Zhizhek.

Filozofi slloven hedh poshtë përpjekjet e të tjerëve që janë provokime ato që nxisin urrejtje duke e marrë si shembull edhe urdhrin fetar për vrasjen e shkrimtarit iranian, Selman Rushdie pas librave të tij ku merret edhe me fen, trasnmeton Indeksonline.

“Selman Rushdie është akuzuar për provokim të panevojshëm të myslimanëve dhe kështu (të paktën pjesërisht) është vet përgjegjës për ‘fatwan’ ku ai dënohet me vdekje etj. Rezultati i këtij qëndrimi është ajo që një njeri mund të pres në raste të tilla: sa më shumë që majtistët liberal të perëndimit i dorëzohen fajësisë së tyre, ata do të akuzohen çdo herë e më shumë nga fundamentalistët myslimanë se janë hipokritë të cilët mundohen të fshehin urrejtjen e tyre për Islamin. Kjo gjë në mënyrë perfekte e riprodhon paradoksin e superegos: sa më shumë që i nënshtrohesh asaj që tjetri e kërkon prej teje, aq më shumë do ndjehesh fajtor. Kjo i bjen sikur sa më shumë qe e toleron Islamin, aq më shumë do të rritet presioni ndaj teje…”, vlerëson Slavoj Zhizhek.

Në këtë shkrim autorial, ai shton se “nëse të ashtuquajturit fundamentalistë vërtetë besojnë që ata e kanë gjetur të vërtetën, pse duhet të ndjehen të kërcënuar nga jo besimtarët, pse duhet t’iu kenë zili atyre? ….Në kontrast me fundamentalistët e vërtetë, pseudo fundamentalistët terrorist janë thellësisht të mërzitur, intriguar, fascinuar nga jeta mëkatare e jo besimtarëve. Njeriu beson që duke luftuar mëkatarët, ata në fakt po e luftojnë tundimin e tyre”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu