Vllasi e Bakalli në listë për veteranë të UÇK-së

0
699

Prishtinë, 11 prill – Ish-funksionarët e lartë komunistë, Azem Vllasi dhe i ndjeri Mahmut Bakalli, figurojnë në listën për njohje të statusit të veteranit të UÇK-së. Emrat e këtyre gjenden në listën e Zyrës Politike të UÇK-së në Prishtinë, të cilën e pati udhëhequr Adem Demaçi.

Plotësimin e aplikacionit për këtë të fundit e ka bërë njëri nga anëtarët e familjes së tij.

Emrat e këtyre dy ish-funksionarëve të lartë komunistë gjenden në listën e aplikantëve që e ka dorëzuar Zyra Politike e UÇK-së në Prishtinë, të cilën e ka udhëhequr veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, shkruan “Epoka e Re”.

Në listën e aplikantëve të kësaj zyre, të cilën e ka siguruar “Epoka e re”, figurojnë emrat e 63 personave. Lajmin e ka konfirmuar për “Epokën e re” edhe vetë Vllasi.

“Po, e kam plotësuar aplikacionin me kërkesë të Zyrës Politike, pasi kam qenë këshilltar i Adem Demaçit gjatë vitit ’98-’99”, ka thënë Vllasi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu