Vlorë, bombë në makinë, një i vdekur

0
558

 

 

 

 

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Vlorës. Një bombë shpërtheu në një makine që ndodhej në zonën e Skelës në qytetin e Vlorës.

Eksplozivi ka shpërthyer në një automjet që ndodhej në ecje në zonen e Skelës. Brenda mjetit ndodheshin kater persona mes te cileve edhe nje femije 10 vjec. Burime ne spitalin e qytetit te Vlores ku kane shkuar personat thone se shoferi i mjetit Renato Abazi ka humbur jeten, ndersa tre te tjeret jane te plagosur ne gjendje te rende. Disi me lehte dhe jashte rrezikut per jeten eshte femija qe ndodhej me mjetin qe shpertheu.

Te dhenat e para flasin per nje sasi eksplozivi qe mund te kete shkaktuar ngjarjen. Deshmitaret thone se ne rruge kane pare pjese te ndryshme qe ngjajne me tritolin nderkohe qe shperthimi shume i forte ka hedhur dhjetra metra larg pjeset e automjetit. Edhe nje tjeter mjet qe po ecte prane eshte demtuar por pasagjeret nuk jane plagosur.

Shperthimi i forte eshte degjuar ne gjithe qytetin nderkohe qe ne vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe repartet zjarrfikese per shkak se mjeti pas shperthimit eshte perfshire nga flaket.

Ende ne vendin e ngjarjes policia eshte duke bere hetimet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu