Votat e blera mund ta shpëtojnë Thaqin

0
646
Hashim Thaqi duke spjeguar krijimin e Qeveris
Hashim Thaqi duke spjeguar krijimin e Qeveris

Seanca mund të mbetet pa kuorum

Opsioni i blerjes së votave të deputetëve shihet nga analistët si një nga mundësitë e sigurimit të votave për fronin e presidentit nga kreu i PDK-së, Hashim Thaqi

Mungesa e votave të mjaftueshme për zgjedhjen e presidentit të Kosovës brenda  koalicionit PDK- LDK, kundërshtimi i fuqishëm i opozitës  me  bojkotim dhe paralajmërimi i Listës serbe se në seancën e zgjedhjes së presidentit të Kosovës do të ketë një kandidat të vetin, ka bërë që  akoma të mos dihet data e saktë votimit për pasardhësin e Atifete Jahjagës që, sipas marrëveshjes, do të duhej të ishte Hashim Thaqi. Në këtë mjegull dhe pasiguri votash, analistët politikë nuk e përjashtojnë si mundësi skenarin e  përpjekjeve maksimale për blerje të votave nga deputetët e rebeluar brenda  dhe jashtë koalicionit, në mënyrë që së paku të sigurohet kuorumi i nevojshëm për fillimin e seancës dhe  votimi për president qoftë edhe shumicën e thjeshtë në rundin e tretë të votimit. Këtë kalkulim e bën  të mundshëm pasiguria e votave të LDK-së, por edhe disa rreziqe befasuese brenda vetë PDK-së për zgjedhjen  Thaqit president.

PDK-ja, manipuluese tradicionale

Analisti politik Ali Hertica thotë se tradicionalisht PDK-ja është e njohur si një  subjekt që di të manipulojë shumë kur është çështja e votave dhe blerja e tyre dhe është  një dilere e profesionalizuar në këtë drejtim. “Edhe kësaj here do ta përdorë atë metodë  që të blejë vota të deputetëve që të ketë kuorumin për të pasur numrat në Parlament për ta  zgjedhur me çdo kusht Thaqin president. Edhe Shtyrja e seancës për zgjedhjen e presidentit  është  de fakto blerje e kohës që të bëhen pazare me deputetët  e LDK-së,  që do t’i korruptojë disa nga ata që janë të luhatshëm dhe  besnikë të  Isa Mustafës”, tha Hertica për “Kosova Sot”. Mirëpo, analisti politik Blerim Burjani thotë se një veprim i tillë, po  u hetua dhe denoncua, do të ishte tepër i dëmshëm për karrierën politike të Hashim Thaqit. “Kjo është e kundërligjshme, madje edhe presioni i votimit është i kundërligjshëm, vetëm vullneti i lirë individual paraqet votim të drejtë. Të gjitha format e tjera janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin për zgjedhjet”, është shprehur ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu