Votat e shqiptarëve në St. Gallen të rëndësishme për zgjedhjen Arbër Bullakajt deputet në Zvicër

0
743

Bulakaj

St. Gallen, me 15 tetor 2015

Dhjetëra aktivist dhe aktiviste shqiptarë në vazhdimësi kanë bërë kampanjë të fuqishme në promovimin e kandidaturës së kandidatit shqiptar për deputet në Parlamentin e Zvicër, Arbër Bullakajt. Arbër Bullakaj ka gjasa të mëdha për tu zgjedhur për herë të parë si deputet i parë shqiptarë në Parlamentin e Zvicrës, prandaj vota e shqiptarëve në St. Gallen është tepër e rëndësishme.

“Kemi bërë angazhimin maksimal në njoftimin e të gjithë shqiptareve, pastaj sqarimet në kontakte me ta direkte me telefon e forma tjera komunikimi se si votohet dhe rëndësinë e votimit dhe përkrahjen e Arbërit si kuadër i përgatitur profesionalisht e politikisht që do na përfaqësonte komunitetin tonë etj dhe do angazhohej për trajtim të drejte e të barabartë dhe kundër diskriminimit. Është një përvojë e re për mua dhe gjithë përkrahësit e Arbërit”, tha për Radio Vala, Agush Buja, Koordinator i fushatës në mbështetje të Arbër Bullakajt te shqiptaro-zviceranët në Kantonin e St. Gallenit.

“Në baze të parashikimeve që bën vetë Arbëri,  si nënkryetar i partisë në kanton pritet të marr 16 mijë vota. Po ta kalonim 20 mijëshin me votat e shqiptaro-zviceranëve dhe emigrantëve tjerë që kemi arritur ti bindim të votojnë për Arbërin. Shpresojmë shumë që Arbëri do jetë deputeti i tretë i PS-së nga kantoni i St. Gallenit ne Parlamentin e Zvicrës në Bernë”, deklaroi Buja.

Zgjedhjet Parlamentare në Zvicër mbahet të dielën me 18 tetor 2015.

Kasam Selimi /Radio Vala

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu