Votuesit e Labinot Tahirit ndjehen të tradhtuar, e bëjnë horë në Facebook (Foto)

0
793

Labinot Tahiri i hyri politikës kur askush nuk e priste.

Këngëtari që këndoi në qindra dasma kosovare, tash është deputet i zgjedhur në Kuvendin e Kosovës. Vetëm para një viti, kjo gjë do të ishte e paimagjinueshme nga shumëkush.

Pozicioni i tij është më i vështirë se kurrë. Ai është deputeti kyç për PAN-in në përpjekjet e Ramush Haradinajt që ta themelojë Qeverinë. Mes dy zjarresh, në njërën nga partia e tij AKR, që tenton ta bindë që të mos e kantrabandojë votën, e në tjetrën anë nga PAN-i që i bën presion që ta votojë Haradinajn, Labi, siç quhej dikur, ka humbur paksa orientimin dhe po bën deklarata kontradiktore mbi vendimin e tij për ta votuar ose jo PAN-in.

Labi, i cili rrugën drejt politikës e ndoqi përmes disa angazhimeve të tij humaniste, duke ndihmuar njerëz nevojtarë, rrezikon që ta humbë reputacionin e tij prej bamirësi duke e votuar një koalicion që nga shumëkush shihet si rrezik për të ardhmen e vendit.

Vetëm në postimin e fundit të Labinot Tahirit mund të shohësh, edhe për nga numri i pëlqimeve që ka marrë, por edhe nga reagimi i njerëzve në komente, se ndjekësit e tij ndihen të tradhtuar edhe nga luhatja e tij.

Shumë reagime negative i kanë shkuar Tahirit në Facebook, disa prej të cilave i është përgjigjur edhe vet.

Shihni më poshtë disa prej komenteve në statusin e fundit të tij. /Periskopi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu