Vrasësit e santos nga Laçi

0
1001

Vrasesit e santosDrejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit tha sot pasdite se dy kushërinjtë nga Laçi, Klodian Gjozi dhe Sajmir (Gazmir) Gjozi, të arrestuar një ditë pas vdekjes së Santos, konsiderohen zyrtarisht autorë të dyshuar të krimit dhe cilësohen në Greqi si persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Policia thotë se ndalimi i tyre u bë pasi disponoheshin informacione si autorë të vrasjes, si dhe mbi aktivitetin e tyre kriminal të mëparshëm. Pasi është bërë ekspertimi përkatës kriminalistik, dy të dyshuarve të ndaluar, u janë gjetur faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri dhe konkretisht mbetje të barutit.

Ndërkohë përmes Interpol Tirana është bashkëpunuar me autoritetet ligjzbatuese greke për verifikimin e të dhënave lidhur me personat e ndaluar, si dhe të motorit tip Suzuki bllokuar atyre, i ngjashëm me motorin e përdorur nga autorët ditën e vrasjes.

Nga informacioni i marrë nga pala greke rezulton se Klodian Ahmet Gjozi, ka vuajtur dënimin në burgjet greke për veprën penale të vrasjes nga 21.06.2004 deri më 13.04.2011. Gjithashtu ai është ndaluar përsëri nga policia Greke më 30.06.2011 për trafikimit të narkotikëve, së bashku me vëllanë e tij Arjan Gjozi. Ata u cilësuan trafikantë me shitje kokaine në zonat e Pagratit dhe Vironas në Athinë. Të dy janë liruar nga burgu më datë 25.05.2012.

Vëllezërit Klodian dhe Arjan Gjozi konsiderohen shumë të rrezikshëm nga ana e policisë Greke, për veprën penale të vjedhjes me armë.

Gjithashtu Arjan Gjozi para shumë vitesh, përdorte identitetin Dilaver Gjozi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu