Vrasja e 25 vjeçarit në Shqipëri, tensionohet situata para Ministrisë së Brendshme, protestuesit thyejnë xhamat e godinës

0
431

Tensione para Ministrisë së Brendshme në Shqipëri.

Protestuesit kanë kaluar gardhin e efektivëve të policisë dhe i janë afruar ambjenteve të godionës.

Protestuesit kanë hedhur shishe, gurë dhe objekte të tjera në drejtim të dritareve të godinës.

Ndërkohë vijojnë thirrjet e tyre për dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, të cilin e bëjnë përgjegjës për vrasjen e 25 vjeçarin Klodian Rasha nga efektivi i policisë në një rrugicë pranë shtëpisë së tij në Laprakë.

Ata vijojnë të qëndrojnë para hyrjes së Ministrisë.

Policia po tenton ti largojë nga godina. Raportohet për dy efektivë të lënduar nga hedhja e sendeve të forta.

Ndërkohë edhe një reporter u pa i lënduar.

Protestuesit dëgjohen teksa i bëjnë thirrje policisë: “Hiqini kapelet, nuk e meritoni atë Ministër. Keni kalamaj, hiqini kapelet!”

Ka edhe fyrje në drejtim të uniformave blu.

Ndërsa u duk se protestuesit po tërhiqen, disa prej tyre me mjete të forta thyen xhamat, fillimisht të katit përdhes të Ministrisë më pas edhe kateve të tjera.

Pas kësaj shumica u tërhoqën dhe vijuan marshimin drejt bulevardit, ndërsa një grup i vogël qëndruan aty.

Shumica e qytetarëve e zhvendosën protestën para Kryeministrisë.

Protesta nisi në orën 16:00

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu