Vrasja e komisarit/ Kush e manipuloi dëshmitarin që pa atentatin?

0
615

dritan-lamaj1

Gjykata e krimeve të rënda më trupën gjykuese (Dritan Hallunaj Klodian Kurushi, Fran Prendi, Ardit Mustafaj, Liliana Baku) që po mbledh gjithnjë e më shumë mërinë e publikut, e liroi me një argument kryesor Arben Frrokun të dyshuar për vrasjen e komisar Dritan Lamaj:Ai nuk thoshte të vërtetën.

Pra sipas vendimit të kësaj pesshe gjyqtarësh dëshmitari kryesor i kësaj ngjarje i njohur me identitetin e rremë si Arben Ndoka ka gënjyer. Ai nuk e ka parë me sytë e tij vrasjen. Gjykata pretendon se sipas kamerave të vendosura në vendin e ngjarjes, çifti Arben Ndoka dhe gruaja e tij kanë kaluar 4 minuta pasi krimi mkishte ndodhur.  Madje sipas gjykates, kur deshmitaret kaluan pranë vendit të ngjarjes, trupi i Dritan Lamajt tashmë ishte larguar nga makina ku e kishin qëlluar autorët.

Dëshmitari sipas gjykatës ka rrezultuar i pabesueshëm edhe sepse ai dhe gruaja e tij kanë dhënë versione të ndryshme për momentin se sia ata ja kanë rrëfyer ngjarjen autoriteteve. Sipas Arben Ndokës ai i ka thirrur në shtëpinë e tij drejtuesit e lartë të policisë për të bërë dëshminë e tij natën e krimit. Ndërsa e shoqja thotë se kjo nuk ka ndodhur dhe se atë natë ai ka ardhur shumë vonë në shtëpi.

Edhe nga dëshmitë e ish drejtuesve të lartë të policisë para gjykatës dalin kontradikta. Tonin Vocaj ka thënë se dëshmitari i tregoi vetëm targën e makinës që kish parë në vendin e krimit. Ndërsa Agron Kuliçaj se ai i tha edhe emrin e Arben Frrokut.

Atëherë a ka qenë i besueshëm dëshmitari kyç? Dhe për më tepër nëse nuk tregon të vërtetën, kush e ka manipuluar atë? Përse? Me çqëllim? Në editorialin e tij te gazeta Tema, Mero baze hedh pikpyetjen: ose dëshmitari ka thënë të vërtetën dhe ai duhet të shërbente për dënimin e arben frrokut për vrasjen e dëshmitarit, ose ai ka gënjyer dhe në këtë rast duhet burgosur ai, për të kuptuar pse u tentua të manipulohej me këtë ngjarje.

Të dyja bashkë nuk mund të qëndrojnë edhe dëshmia e Arben Ndokës edhe lirimi i Arben Frrokut. Nëse pesë gjyqtarët (Dritan Hallunaj Klodian KurushiFran PrendiArdit MustafajLiliana Baku) pretendojnë se ai ka gënjyer, publiku duhet të kuptojë edhe pse e bëri këtë.

(lapsi.al)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu