Vrasja e Remzi Hoxhës, Klosi: U zhduk pasi dinte lidhjet e Sali Berishës me Arkanin dhe Millosheviçin

0
1788

Remzi Hoxha

Kanë kaluar 20 vite nga zhdukja e Remzi Hoxhës, biznesmenit dhe veprimtarit shqiptaro-maqedonas, vendndodhja e eshtrave të tij mbetet mister. Pavarësisht se ka të dënuar dhe është vërtetuar se u rrëmbye nga SHIK-u i Gazidedes dhe u dërgua në Vain të Lezhës ku vdiq nga torturat, shkaku i vërtetë i zhdukjes së tij vërtitet rreth takimit të dyshuar mes Milosheviçit, Berishës e Gligorov në Shën Naum.

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi në një intervistë për gazetën “Sot”, është ndalur tek zhdukja e Remzi Hoxhës, 20 vjet më parë. Klosi theksoi se Remzi Hoxha u zhduk pasi dinte disa gjëra për Sali Berishën, të cilat nuk duhet t’i dinte. Sipas tij, Remzi Hoxha dinte lidhjet e Sali Berishës me Arkanin dhe më pas me Millosheviçin.
“Unë e di që i ka ngelur në dorë SHIK-ut. SHIK-u e mori Remzi Hoxhën dhe e torturoi. Me sa duket, ata që e torturuan, nuk kishin përgjegjësinë e masës dhe tani iu ngeli në dorë. Të gjithë njerëzit që kishin lidhje me këtë ngjarje, me anë të pasaportave diplomatike para ’97, ikën jashtë. SHIK-u e kishte të qartë që kishte gabuar. I është dashur që ai të vdiste dhe me budallallëkun e tyre, me profesionalizmin e tyre, e kishin torturuar aq shumë saqë iu ngeli në dorë”, ka thënë Klosi.
Ndërsa pyetjes se për çfarë mund të dëshmonte Remzi Hoxha, Klosi i është përgjigjur kështu:  “Dinte shumë në lidhje me marrëdhëniet e Berishës me Arkanin, pastaj me Millosheviçin. Atë e akuzuan për spiun të serbëve. Besoj se ishte e kundërta. Ai dinte disa gjëra që më mirë mos t’i dinte. Ata u përpoqën ta trembnin, duke e akuzuar për agjent të serbëve, në mënyrë që të dorëzohej. Por, siç duket, ai qëndroi burrërisht dhe përfundoi ashtu siç përfundoi”.
Simbas Infprmatave që posedon Gazeta, Remzi Hoxha kishte kontaktuar dhe Zyren e Qeveris së Kosovës ate kohe në Tirane dhe flitet ti kete dorzuar nje kasete te nje Video qe kishte fakte mbi takimin e Sali Berishes dhe Miloshevicit me Gligorovin në Shen Naum.
Nje gje Remzi Hoxha se dinte, se dinte se Zyra e Qeveris së Kosovës ishte koke e ….. e lidhur me SHIK-un e Gazidedes të cilet alarmuan Gazideden dhe Qeverin Berisha per rrezikun e daljes se Informatave ne Opinion dhe SHIK-u veproi me shpejtsi duke mos pasur dhe veprimet e saje në kontroll dhe situata u doli shpeit nga kontrolli.
Flamur Gashi i cili ate kohe vepronte ne Zyren e Qeverin se Kosovës në Tirane dhe ishte i lidhur ngusht me SHIK-un e Gazidedes dhe Qeverin e Sali Berishes, kishte marr pjese dhe vete ne Torturimin e Remzi Hoxhes për te kuptuar se ku kishin perfuduar Informatat qe kishte Remzi Hoxha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu