Vrasja në argjendari,lirohet kosovari i dyshuar

0
857

Tiranë, 24 dhjetor – Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë të dyshuarin për vrasjen e argjendarit Rrapo Sinanaj. Pas një kërkese nga Prokuroria e Tiranës , gjykata ndryshoi masën e sigurisë, duke lënë të lirë shtetasin Nexhat Mulaj 27 vjeç nga Kosova.

Mulaj ishte arrestuar si i dyshuar për vrasjen e Sinanaj gjatë një grabitje mbrëmjen e 21 tetorit të këtij viti, në rrugën”Siri Kodra”, rreth orës 19:30, ku shtetasi Rrapo Sinanaj ishte duke punuar në argjendarinë në pronësi të vajzës së tij.

Një person i maskuar dhe me armë në dorë ka hyrë në dyqan dhe i ka drejtuar armën 61-vjeçarit Sinanaj. Autori ka kërkuar paratë e banakut, por i moshuari ka kundërshtuar.

Në këtë kohë, vrasësi është afruar mbi banak dhe është përleshur me argjendarin, i cili nga ana e tij ka kundërshtuar veprimet e grabitësit.

Gjatë përleshjes viktima Rrapo Sinanaj i ka hequr autorit të ngjarjes maskën nga fytyra. Në këtë moment ka ndodhur edhe vrasja e 62-vjeçarit, i cili është qëlluar dy herë me armë.

Autori i ngjarjes doli menjëherë nga dyqani dhe u largua në drejtim të paditur. Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedurale u bë e mundur më pas kapja e autorit të dyshuar, shtetasit Nexhat Isuf Mulaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu