Vrasja që tronditi muhaxhirët e Poneshit

0
871

Familja e Adem Byqmetit (1973), i vrarë të premten në mesditë, po bëhej gati për ta pritur kufomën, e cila ishte dërguar për obduksion në Prishtinë. Ademi rrjedh nga një familje e varfër dhe ishte i papunë. Baba i tri vajzave dhe një djali, Adem Byqmeti u vra derisa po priste dru tek vendi i quajtur mali i Letevcit në Ponesh.

Rajonipress ka vizituar në spitalin e Gjilanit Ramiz Byqmetin e plagosur. Pyetja e parë që na bëri ishte: “A është Ademi gjallë”. Ramizi ende nuk e kishte informatën se Ademi kishte vdekur, por vaji i tij ishte i papërmbajtur. “Na vranë për asgjë, për dru e për idare”, rrëfente Ramizi derisa ishte shtrirë në repartin e kirurgjisë dhe po merrte një infuzion.
Ramizi vazhdoi rrëfimin e tij: “Ishim duke prerë në mal të huaj, por jo në mal të serbëve. “Derisa po prinim dru erdhën dy serbë dhe na thanë ‘pse po preni dru këtu’. Ju përgjigjëm se mali nuk është i tyre, por megjithëkëtë, ne u zhvendosëm nga aty . S`ka shkuar pak kohë dhe ata dy veta, njëri me emrin Bela, erdhën dhe sërish filluan të na provokojnë. Ne i treguam se mali nuk është i tyre, por njëri prej tyre e nxori revolen dhe së pari më goditi mua pastaj vëllanë Ademin, i cili ra për tokë menjëherë. Pasi shtinë mbi ne, ata menjëherë ikën në drejtim të panjohur , me një veturë ngjyrë të kuqe”.

Mjeku kujdestar, kirurgu Iljaz Poroshtica tha se gjendja e pacientit është e mirë dhe nuk ka pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjike edhe pse ka marrë një plumb në trup. “Ende jemi në verifikim të analizave”, tha Poroshtica.

Ndërkohë për rastin policia ka arrestuar serbin Momqillo Stajiq, rreth moshës 27 vjeçare, ndaj të cilit pritet të caktohet masa e paraburgimit ditën e shtunë nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake. Kryesi i veprës dyshohet se është larguar në drejtim të Serbisë.

 

Nga ana tjeter Serbët e Poneshit frikësohen nga hakmarrja dhe kerkoin mbrojtje nga Shteti

 

Serbët nga fshati Ponesh i Gjilanit kërkuan mbrëmë Policisë së Kosovës që t’i mbrojë nga hakmarrja e mundshme e fqinjëve të tyre shqiptarë, në shenjë hakmarrjeje për shkak të vrasjes së një shqiptari dhe plagosjes së të vëllait në një pyll afër fshatit. Serbët e Poneshit i thanë

gazetarit të agjencisë Fonet se janë seriozisht të brengosur për sigurinë e tyre.

Shqiptarët e fshatit janë tubuar dje dhe me ta ka biseduar kryetari i Komunës, Qmelaj Mustafa, i cili ka kërkuar që ata të shpërndahen dhe të lejojnë policinë ta kryejë punën e vet.

Sipas agjencisë serbe të lajmeve, pjesëtarët e njësisë speciale ROSU u larguan nga fshati, pasi kryen bastisjen e shtëpisë së familjes Stajiq, anëtar i së cilës është i dyshuari për vrasje të shqiptarit.

Poneshi është fshat multietnik, ku dy të tretën e banorëve e përbëjnë shqiptarët, kurse një të tretën serbët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu