Vrasje në qendër të Pejës

0
1380

Një person është vrarë dhe një tjetër ka marrë plagë të rënda në qendër të qytetit të Pejës pas të shtënave me armë zjarri nga persona ende të panjohur për autoritetet e rendit.

Rastin e vrasjes e ka konfirmuar për Kosovapress, përmes telefonit edhe zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Xhevat Ibra, i cili nuk ka dhëne detaje më të hollësishme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.30, në qendër të qytetit të Pejës, përkatësisht përballë Postës kryesore, ku disa persona kanë shtënë me armë në drejtim të një të një grup shokësh.

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se vrasja është bërë për motive hakmarrjeje dhe po sipas të njëjtave burime i vrari është Kushtrim Isufaj rreth 21- vjeç nga Fshati Radavc i Pejës. Mësohet se i plagosur është edhe Zgjim Peci nga Shqipëria.

Ndërkaq nga policia thuhet se nuk është i plagosur, siç dyshohej më herët Fisnik Gashi 21- vjeç nga fshati Qyshk i Pejës

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu