(E plotësuar)
Në Siri kanë vdekur edhe dy luftëtarë kosovarë. Pas, Hetem Demës dhe Emin Majakut, bëhën gjithësej 4 kosovarë që vetëm brenda dy ditësh kanë humbur jetën në këtë shtet.
Indeksonline e ka mësuar këtë lajm nga burime të sigurta, mirëpo ende nuk është mësuar identiteti I tyre.
————–
Indeksonline ka kontaktuar me njerin prej familjarave te Mjakut i cili nuk ka dashur që ti përmendet emri, mirëpo e ka konfirmuar që familjari i tyre është vrarë:
“Po, kushëriri yne është vrarë në Siri”, ka thënë ai shkurt për Indeksonline.
Poashtu portali ka mësuar gjithashtu se i ndjeri ka qenë edhe pjestar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Për më pak se dyzetetetë orë në luftimet në Siri kanë vdekur dy luftëtar nga Komuna e Kaçanikut. Pas, Hetem Demës, për të cilin u njoftua gjatë ditës së djeshme se është vrarë në shtetin arab, të njëjtin “fat” e ka pasur edhe Kijani Emin Majaku.
Lajmi për Majakun është dhanë nga “Kaçaniku Sot”, që është një profil lajmesh në Facebook. Siç shkruan në këtë faqe, tashmë i ndjeri Majaku ka rënë në luftën në Siri kundër regjimit të Bashar Al Asadit.
“Kjani Mjaku Kaçanik bie ne luftë në Siri shehid. InshAllah Allahu e shpërbleftë edhe këtë vëlla mysliman me gradën më të lartë. InshAllah bëni dua, lutje inshAlla janë prej banorëve të xhenetit e Allahu na bashkoftë në xhenetin Firdeus me pejngamberët inshAllah, Amin! Amin! Amin!”, shkruan në këtë profil./Indeksonline/