Vriten me sëpata katër izraelitë (Foto&Video; 18+)

0
735

Jerusalemi

Të paktën katër izraelitë janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur kur dy burra të pajisur me armë të ftohta, thika dhe sëpata, sulmuan një sinagogë në Jerusalemin Perëndimor.

Sipas autoriteteve izraelite, dy sulmuesit që kishin në dorë edhe një pistoletë, ishin palestinezë, kushëri mes vete, nga Jerusalemi Lindor.

Policia izraelite i qëlloi sulmuesit për vdekje në kohën kur po kryenin aktin e tyre terroristë brenda sinagogës, raporton BBC, transmeton lajmi.net.

Jerusalemi

Gjatë këtij muaji në Jerusalem janë shtuar tensionet midis izraelitëve dhe palestinezëve, me një varg sulmesh vdekjeprurëse dhe përplasjet që kanë të bëjnë me pretendimet e të dyja palëve rreth një vendi të shenjtë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu duke e komentuar aktin e vrasjeve në sinagiogë, ka thënë se do t’iu përgjigjet “me dorë te hekurt” vrasjeve brutale që ndodhen të martën në Jerusalemin Perëndimor.

“Ky është rezultat i drejtpërdrejtë i nxitur nga udhëheqja e Hamasit dhe nga presidentin palestinez, Mahmoud Abbas”, ka thënë kryeministri izraelit.

Hamasi që qeverisë me Rrypin e Gazës dhe që konsiderohet si grup terrorist nga ana e Izraelit, si dhe partia Fatah e presidentit Abbas, i cili ka më shumë nën kontroll Bregun Perëndimor, dy fraksioneve rivale palestineze – në fillim të këtij viti ranë dakord të formojnë një qeveri të unitetit.

Vrasja e tre të rinjve izraelitë gvëerën që shkoi coi në shpërthim të konfliktit mes ushtrisë izraelite dhe militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës, dhe për pasojë rreth 2000 civilë palestinezë u vranë.

Hamasi dhe një grup tjetër palestinez islamik militant, i quajtur Xhihadi Islamik, vlerësuan sulmin vdekjeprurës në sinagogë, ndërsa presidenti Abbas nuk ka bërë ndonjë koment deri më tani.

Për këtë sulm ka reaguar edhe Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, duke thënë se “terrori i pastër nuk ka vend në sjelljen e njeriut” dhe i bëri thirrje udhëheqjes palestineze ta dënojë sulmin.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=cnrvFuwRIgk” width=”560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu