Përmes një deklarate zyrtare, NATO bëri me dije se talebanët të cilët rrëzuan helikopterin me 30 ushtarë amerikanë në bord, u vranë gjatë një bombardimi. Komandanti Xhon Alen tha se më 8 gusht, forcat e koalicionit sulmuan bazën ku strehoheshin talebanët duke lënë të vdekur mes tyre edhe një udhëheqës të Al-Kaedës.
30 ushtarët amerikanë të cilët udhëtonin me avion, ishin pjesë e skuadrës speciale e cila vrau Osama Bin Laden në Pakistan.
Pas vrasjes së tyre shumë zëra deklaruan se rrezimi i avionit kishte të bënte me konspiracionin e amerikanëve për të zhdukur dëshmitarët e vrasjes së liderit të Al-Kaedës.