Vriten tre izraelitë në sulmin nga Rripi i Gazës

0
730

Jerusalem, 15 nëntor – Një predhë e gjuajtur nga Rripi i Gazës, mbi Izraelin jugor goditi një ndërtesë banimi me ç’rast humbën jetën tre persona, njoftoi televizioni izraelit.

Kjo është kumtesa e parë për viktimat izraelite pasi që armata izraelite dje filloi ofensivë ajrore mbi Rripin e Gazës

Eskalon situata, mobilizohet Izraeli, bota kërkon paqe

Tel-Aviv, 15 nëntor –  Qeveria izraelite mbrëmë miratoi rekrutim të rezervistëve që të zgjerohet operacioni në Rripin e Gazës, pas vrasjes së komandantit të krahut ushtarak të Hamasit, Ahmed al Xhabari në sulmin izraelit të kryer nga ajri.

Në serinë e sulmeve ajrore izraelite janë vrarë të paktën nëntë palestinezë, midis të cilëve edhe Xhabari, ndërsa mbi Izraelin dje kanë rënë 85 predha të gjuajtura nga Rripi i Gazës.

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Ban Ki-mun bëri thirrje për ndërprerje urgjente të dhunës. SHBA-ja theksoi se Izraeli ka të drejtë që të mbrohet dhe i dënoi sulmet raketore në jug të shtetit.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner në një kumtesë theksoi se “inkurajohet që Izraeli të vazhdojë të bëjë përpjekje për shmangie të viktimave civile”.

Forin ofisi britanik kumtoi se Britania e Madhe “do të vazhdojë që t’u bëjë thirrje palëve që të japin mbështetje dhe të pengojnë eskalim të rrezikshëm, i cili nuk do të jetë në interes të askujt”.

Shefat e diplomacive të shteteve nga Liga Arabe bënë thirrje në takim urgjent ditën e premte në lidhje me eskalimin e dhunës.

Egjipti i dënoi sulmet izraelite dhe e revokoi ambasadorin e tij në Kajro. Ata kërkuan edhe takim urgjent të KS-së së KB-së dhe Ligës Arabe.

Presidenti palestinez Mahmud Abas organizata, e së cilës Fatah dominon në territor tjetër palestinez – Bregu Perëndimor, e dënoi operacionin izraelit.

Krahu ushtarak i Hamasit në Tuiter porositi: “Duart tona të bekuara do të vijnë deri te liderët dhe ushtarët tuaj kudo që të jenë (Ju e hapët portën e ferrit për vete)”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu