Vritet brenda në autobus barbarisht nje 17 Vjeçar

0
785

Një 17 vjeçar vritet barbarisht brenda në autobusin e linjës Tiranë-Kamëz pas një sherri me Mirush Ajazin 38 vjeçar. Sipas burimeve në vend ngjarje adoleshenti Napolon Mustafa dhe vrasësi i tij ishin duke udhëtuar me autobus e mes tyre janë dëgjuar grindje e cila nuk ka zgjatur shumë, pasi 38 vjeçari ka nxjerrë një thikë nga brezi duke masakruar adoleshentin. Të tmerruar pasagjerët e autobusit kanë njoftuar policinë ndërsa kanë dërguar menjëherë në spital të riun, i cili nuk ka mundur të shkojë gjallë deri në spitalin Ushtarak për shkak të plagëve të marra. Policia ka arrestuar menjëherë Mirush Ajazin dhe burime paraprake konfirmojnë motivin e vrasjes i cili është krejtësisht banal. Viktima dhe vrasësi banonin të dy në Bathore e ngjarja tronditëse ka ndodhur në mes të ditës, në orën 16-30 në afërsi të Institutit Bujqësor të Kamzës. Pasiguria për jetën po shfaqet haptazi në rrugët e kryeqytetit si edhe në qytete të tjera ku vrasjet në mes të ditës e në vende publike po bëhen thuajse të përditshme. Vetëm pak javë më parë një grua u grabit dhe u vra me thikë nga hajduti i cili po mundohej ti tërhiqte nga qafa varësen e floririt. Të enjten, në mes të ditës, kryekomisari i Shijakut u qëllua për vdekje gjatë shërbimit nga një i super kërkuar nga policia, ndërsa sot, 17 vjeçari Napolon Mustafa do të përcillet në banesën e fundit, pasi u vra brenda në autobusin mbushur plot me njerëz, vetëm për fjalë goje gjatë një sherri banal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu