Vritet dhe gjilanasi Sinan Muji në Siri

0
657

rrebel sirian

Hoxha i fshatit Bresalc, Ahmet Ymeri, ka konfirmuar për Gazetën Express se Sinan Shefqet Muji është vrarë në Siri.

Ai ka treguar se të enjten në mbrëmje familjarët e Sinanit e kanë njoftuar se djali i tyre ka vdekur në luftën e Sirisë.

“Të enjten në ora 11 të mbrëmjes kanë ardhur familjarët e Sinanit dhe më kanë njoftuar se ka vdekur djali i tyre. Lajmin e kishin marrë nga gruaja e tij, e cila është në Siri me një fëmijë trevjeçar”, ka treguar hoxhë Ahmeti për Gazetën Express.

Konfirmimin e vdekjes së Sinanit e kishte dhënë e para gruaja e tij, e cila ka varrosur burrin në tokat siriane.

Hoxha ka treguar se familjarët e Sinanit kanë thënë se familjari i tyre është varrosur të mërkurën në Siri.

Por, ai nuk ka mundur të tregojë se pse kishte shkuar Sinani në Siri dhe as kush e kishte motivuar.

“Në xhami ka qenë i rregullt kur nuk ka punuar. Për një kohë nuk e kam parë duke u falur dhe kam pyetur se ku është Sinani? Më kanë thënë se ka shkuar në Mal të Zi për të punuar. Më vonë kam dëgjuar disa fjalë se nëna e tij ka thënë se ka shkuar në Siri. Por, s’kam dashur të bëj më të madhe pa e konfirmuar nga familjarë e tij”, ka thënë ai.

Sidoqoftë, e pamja në Familjen Muji vazhdon edhe sot e nesër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu