Vuçiq “akuzon” Vetëvendosjen

1
681

Isa Mustafa dhe Vucic

Mediat serbe kanë raportuar se protestuesit e Lëvizjes “Vetëvendosje” në Bruksel kanë sulmuar fizikisht, Marko Trosicin, kameramanin e “Tanjugut”.

Lidhur me këtë, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq ka dënuar këtë sulm duke apeluar autoritetet e sigurisë të ndërmarrin masa ndaj tyre.

“Unë pres që policia belge të bënë punën e tyre”, deklaroi Vuçiq pas takimi me Komisionarin Evropian për Fqinjësisë dhe Politikën e Zgjerimit, Johannes Hahn.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se aktivistët në diasporë protestuan në Bruksel kundër negociatave që po mbahen në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

“Protestuesit mbanin në duar parulla si “Sovraniteti është i panegociueshëm!”, “STOP tolerimit të BE-së ndaj fashizmit”, “STOP tolerimit ndaj ekspansionit serb!”, “Serbia kurrë nuk ka kërkuar falje”, “Ktheni të pagjeturit në Kosovë!”, “Drejtësia është e panegociueshme!”, “Të drejtat tona janë të panegociueshme”, “STOP përkrahjes së BE-së ndaj politikanëve të korruptuar”, “RECIPROCITET!”, “Vetëvendosje për Kosovën”, “Duart larg nga Trepça!”, e të ngjashme”, thuhet në njoftimin e VV-së.

“Nuk ekziston kurrfarë dokumenti zyrtar në Kuvendin e Kosovës, e madje as në Qeverinë e Kosovës, mbi agjendën dhe karakterin e vazhdimit të dialogut. Takimi i sotëm po zhvillohet tinëz qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës. Dialogu i deritanishëm që u zhvillua nga 8 marsi 2011 deri më 31 mars 2014 ishte përherë për çështje të brendshme të Kosovës dhe gjithnjë pa asnjë kusht për Serbinë.

Ky dialog 3 vjeçar duhet të shqyrtohet e hetohet, e jo të vazhdohet nga Mustafa me avazin e vjetër sikurse Thaçi. Tanimë dihet se temat e dialogut sot janë Asociacioni i Komunave me shumicë serbe që na bosnjëzon dhe formalizimi i ndarjes së gjyqësorit në veri të Ibrit”, ka deklaruar aktivistja e VV-së, Vlora Haxhimehmedi. /Zëri/

1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu