Vuçiq kërkon dënimin e pjesëtarëve të UÇK-së

0
612

Vucic

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ka thënë se shteti i tij asnjëherë nuk ka krijuar probleme nacionaliste, pasi sipas tij, Serbia ka problemet e veta të brendshme.

Ai ka bërë thirrje për krijimin e Gjykatës Speciale, duke pretenduar se pjesëtarët e UÇK-së duhet të dënohen për krimet e kryera kundër serbëve dhe jo-shqiptarëve.

“Serbët nuk mund të vizitojnë varret e të parëve të tyre në Kosovë, sepse nuk ka siguri. Thirrja e institucioneve atje është veç mashtrim sepse atje nuk ka siguri”, ka thënë ai. “Gjykata speciale duhet t’i gjykojë pjesëtarët e UÇK-së që kanë kryer krime kundër serbëve. Dënimi i tyre nga EULEX-i deri më tani nuk është bërë sepse te ndërkombëtarët ka pasur ndikim elita e politikanëve shqiptarë”, transmeton Koha.

Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe faktin se në muret e Manastirit të Deçanit janë shkruar grafite kundër serbëve. Ndërsa Policinë e Kosovës e ka quajtur Shërbimi Policor i Kosovës (SHPK).

Ai ka pohuar edhe njëherë se Serbia nuk do ta njohë Kosovën, por kjo nuk di t’i pengojë Beogradit që të bisedojë me Prishtinën.

“Kjo është një qasje pozitive e Serbisë. Ne kemi dëshmuar se dëshirojmë paqe në Ballkan dhe se dëshirojmë të ardhme normale”, ka thënë ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu