Vuçiq: Plani im, kthimi i ish-Jugosllavisë me Shqipërinë në të

0
636

Kryeministri dhe presidenti i sapozgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka evokuar për ekonomi dhe sindikata të vendeve të ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë, për shkak të ngritjes ekonomike të këtyre vendeve dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Në një intervistë për portalin amerikan “Politico”, Vuçiq ka thënë se nëse të tjerët pajtohen me planin e tij, atëherë do të bëhet një treg prej 20 milionë njërezve gjë që është shumë e rëndësishme sepse ata mund të tërheqin shumë investitorë, përcjell Gazetametro.net.

 

Kur u pyet se nëse ai dëshiron të krijojë Jugosllavinë e re, Vuçiq ka thënë se ky projekt do të ishte në fakt një “ish-Jugosllavi plus me Shqipërinë”, përcjell Gazetametro.net.

“Kjo është një ide politike duke mos komprometuar sovranitetin e këtyre vendeve. Thjesht, do të rrisë ekonominë tonë. Ne kemi nevojë për një normë të rritjes prej 4-5% në vit e jo 3%. Kjo nuk është e mjaftueshme” tha Vuçiq ndër tjerash.

Vuçiq gjithashtu ka komentuar ish-presidentin e Jugosllavisë, Josip Broz Titon duke thënë: “Ai ishte një diktator komunist, por një njeri shumë i zgjuar. Ai e dinte se si të lidhte njerëzit mes vete, kjo është një gjë që kemi nevojë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu