Vuçiqi ja shtynë seancën Kuvendit të Kosovës për 21 janar

0
684

Vucic

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se shqyrtimi i Projektligjit në Kuvendin e Kosovës për kombinatin Trepça është shtyrë për të mërkurën më 21 janar.

Kjo, sipas tij, është rezultat i Qeverisë së Serbisë në mënyrë që të zgjidhet ky problem, transmeton Indeksonline.

Vuçiq ju ka thënë gazetarëve në Qeverinë e Serbisë së gjatë vikendit janë zhvilluar bisedime intensive me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare për Trepçën, kurse sot për këtë do të bisedojë me përfaqësuesit e autoriteteve në Prishtinë dhe bashkësinë serbe në Kosovë.

“Çështja e pasurisë në Kosovë ende nuk është hapur dhe Qeveria e Serbisë kërkon se kjo temë sa më parë të hapet, e jo pasuria të na merret brenda natës, e për këtë të mos dimë asgjë, që të bëhemi sikur nuk po shohim asgjë, kështu që kur të na merret gjithçka, pastaj të themi ‘hajde tash ta hapim çështjen e pasurisë dhe të luftojmë për dy kombinate të vogla në veri të Kosovës”, ka thënë kryeministri serb.

Reagimi i Jakup Krasniqir

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga “Nisma”, Jakup Krasniqi, me anë të një shkrimi, është shprehuar i shqetësuar lidhur me zhvillimet e fundit, sa i përket Ligjit për Trepçën.

Sipas Krasniqit, Trepça po del të jetë një problem tejet serioz, ku do të thehen shumë shtiza.

Krasniqi, konsideron se Beogradi dhe përfaqësuesit e “Listës Serbe” në institucionet e Kosovës kanë një super anazhim për të penguar funksonimin e institucioneve të shtetit të Kosovës.

Krasniqi, zyrtarët serb i ka quajtur pinjollë të politikës tradisionale të gjenocidit serb.

Hasha me Isen

Mustafa refuzon t`i komentojë deklaratat e Vuçiqit

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka refuzuar që të përgjigjet lidhur me deklaratat e homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiq për Trepçën.

Ky i fundit gjatë ditës ka kundërshtuar mënyrën që përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës po tentojnë të marrin vendime krye në vete për Trepçën dhe që sipas tij, tema e pronave nuk është hapur si duhet në Bruksel.

Mustafa ka thënë se gjithçka që ka të bëjë me këtë çështje do të diskutohet në mbledhjen e qeverisë që nis në orën 14:00.

Këto komente, Mustafa i ka bërë pas takimit me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Musa Xhaferi.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu