VV, AAK dhe NISMA s’e votojnë Gjykatës Speciale

0
687

albin_kurti_550_0

Lëvizja Vetëvendosje, AAK-ja dhe Nisma për Kosovën nuk e kanë ndërmend ta mbështesin në Kuvend ligjin për themelimin e Gjykatës Speciale.

Shefat e këtyre grupeve parlamentare të këtyre subjekteve politike, Visar Ymeri, Donika Kada-Bujupi dhe Jakup Krasniqi kanë bërë me dije për ‘Epokën e re’, se deputetët e tyre nuk do të votojnë pro këtij ligji në Kuvendin e Kosovës.

Ata kanë vlerësuar se themelimi i Gjykatës Speciale është një padrejtësi që po i bëhet Kosovës, duke thënë se çfarëdo dyshime për krime eventuale do të duhej të trajtoheshin nga drejtësia vendore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu