Lëvizja Vetëvendosje, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në facebook, ka thënë se gazin që e hodhën sot në Kuvend, e kanë marrë nga koha kur protestonin kundër Jabllanoviçit
“Gazi lotësjellës që u hodh në Kuvendin e Kosovës është marrë nga aktivistët tanë gjatë protestave të janarit, kundër Jabllanoviqit. Kjo ishte një nga qindra bombolat e gazit që janë hedhur mbi ne në ato protesta, por që nuk ka shpërthyer. Aktivistët e kishin gjetur në rrugë. Sot deputetët e përdorën atë bombolë”, thuhet në këtë njoftim