VV i quan antikushtetuese dhe pazar të PANI-it emërimet në AKI

0
213
VV i quan antikushtetuese dhe pazar të PANI-it emërimet në AKI

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas emërimeve të fundit në AKI.

Me anë të një shkrimi në Facebook qendra e Lëvizjes Vetëvendosje I cilëson si antikushtetuese këto emërime dhe një pazar i vjetër i PANi-it.

“Sa më shumë afrohet dita e largimit të PAN-it nga pushteti, aq më shumë po dalin në pah fijet që i mbajnë lidhur. Thaçi e mori drejtorin e AKI-së e Haradinaj e mori kryeinspektorin “ thuhet në shkrimin e tyre raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

Emërimet antikushtetuese në AKI – pazar i PAN-it të vjetër

Sot u njoftuam nga mediet për pazarin e ri të Thaçit e Haradinajt në kurriz të shtetit.

Sa më shumë afrohet dita e largimit të PAN-it nga pushteti, aq më shumë po dalin në pah fijet që i mbajnë lidhur. Thaçi e mori drejtorin e AKI-së e Haradinaj e mori kryeinspektorin.

Propozimi nga Haradinaj dhe dekretimi nga Thaçi për të dy këto pozicione është përveç të tjerave dhe antikushtetues. Në dy drejtime, sepse ish-kryeministri s’mund ta ushtrojë këtë kompetencë e Presidenti s’mund të dekretojë propozime nga një ish-kryeministër.

Propozimet janë po ashtu emërime politike. I pari, ish-vartës i Hashim Thaçit në MPJ, u emërua si drejtor i AKI-së pasi që dështoi t’i mbrojë numrat e Z-mobile nga pozitat e drejtorit të bordit të ARKEP-it. I dyti u emërua kryeinspektor pasi dështoi të bëhej deputet i AAK-së, i cili mbahet mend për ankesat e tij rreth vjedhjes së votave që iu bënë nga brenda subjektit të tij. Duket se ky emërim ishte dhe rehatimi i tij.

Sigurisht që me t’u konstituuar institucionet ky vendim antikushtetues do të adresohet për këtë shkelje të rëndë e paprecedentë.

Ditët e abuzimeve të PAN-it kanë mbaruar, po ashtu edhe mundësitë e tyre për ta rrënuar më tej rendin kushtetues.

Emërimet antikushtetuese në AKI – pazar i PAN-it të vjetërSot u njoftuam nga mediet për pazarin e ri të Thaçit e…

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Monday, 25 November 2019

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu