VV-ja, AAK-ja dhe Nisma ftojnë popullin për Protestë gjithëpopullore me 17 Shkurt!

0
783

Opozita ne Sheshin S

Tri partitë opozitare, VV!, AAK dhe Nisma kanë lëshuar një njoftim me të cilin bëhet thirrje për pjesëmarrjen në protestën e 17 Shkurtit. Kjo komunikatë për media vjen pas njoftimit të Haradinajt se nesër do t’i përgjigjet ftesës së Jahjagës për ndërmjetësimin e kësaj në krizën aktuale në Kosovë.  Kërkesa kryesore e tri partive opozitare është mbajtja e zgjedhjeve të reja.

Në vijim Komunikata e plotë:

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

NISMA për Kosovën

Më 17 shkurt edhe një herë qytetarët e Kosovës do të bashkohen në një protestë mbarëqytetare për t’i treguar shkelësve të Kushtetutës se ka ardhur koha të largohen prej qeverisë e të shpallin zgjedhje të reja. Kjo protestë do të organizohet prej opozitës së bashkuar, si dhe shumë pjesëtarëve të shoqërisë civile, medias së lirë, akademisë dhe sindikatave.

Në 9 janar qytetarët dolën masivisht në protestën më të madhe që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë. Qeveria i ofendoi e i kërcënoi ata. Në 17 shkurt qytetarët do të dalin edhe më masivisht, në mbrojtje të atdheut, kundër mentalitetit kriminal e diktatorial të pushtetarëve aktualë.

Përballë diktaturës së tyre, zgjidhja jonë është demokracia. Përballë krimit, zgjidhja jonë është drejtësia. Përballë hajnisë së tyre, zgjidhja jonë është zhvillimi ekonomik. Përballë tradhtisë së tyre, zgjidhja jonë është atdhedashuria. Përballë injorancës së tyre, zgjidhja jonë është një program i detajuar.

Zgjidhja janë zgjedhjet, jo thjesht për të ndryshuar fytyrat, por për të ndryshuar një herë e mirë mënyrën e të bërit qeverisje. E në zgjedhje të reja do të shkojmë me mbështetjen masive të qytetarëve në protestën e 17 shkurtit, në Prishtinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu